Mirosllav Kerlezha (1898-1972) ishte shkrimtar i madh kroat, i dimensioneve evropiane. Ka spikatur në disa lëmenj të krijimtarisë artistike si poet, prozator, dramaturg, eseist, erudit, si dhe enciklopedist.Kërlezha ka shkruar edhe për Shqipërinë e figurat e mëdha të kombit shqiptar.
Ka njohur personalisht Fan Nolin, që e ka çmuar lart dhe në një intervistë me poetin bashkëkohor kosovar Sabri Hamiti ka thënë se do të shkruante kujtimet për Fan Nolin tonë.
Kërlezha ka shkruar me indinjatë të fuqishme kundër shovinizmit serb si dhe kundër marshimit të ushtrisë serbe në Shqipëri më 1912, duke e quajtur një “maskaradë të përbindshme”. Ai qe ndër të parët që përshëndeti librin e D. Tucoviqit “Serbia dhe shqiptaret”, ku goditet shovinizmi shqiptarofag i serbëve, duke e quajtur si një “ndërgjegje të kohës”.
Kërlezha ka shkruar edhe një artikull-pamflet të shkëlqyer “Aventura e mbretit”, ku vihet në lojë me sarkazëm shembullore mbretëria operetë e alambikuar e princ Vidit: “Madhëria e tij Vilhelmi I, Mbret i Shqipërisë, me grand-uniformën e vet të murrme të gjeneralisimusit shqiptar me astragan të bardhë dhe me puplën e gatës mbi kokë, me gërshetat e arta të husarëve hungarezë në gjoks dhe me dekoratat më të larta evropiane përcillet nga Madhëria e saj mbretëresha e Shqipërisë e nga pas u shkon suita e agallarëve e bejlerëve feudalë me fesa turkoshakë në kokë, me shkëlqesinë e tij Esad Pashën e Shkodrës, përfaqësuesin më feudal të Shqipërisë, i cili ja tashmë e ka “blerë” për vete këtë mbret evropian dhe tashmë këtë nip (“të shkrimtares” Karmen Silva) po e çon në pashallëkun e vet si atribut letrar stolisës të “dinjitetit” të vet feudal…
Mbi qilimin e kuq imperatoral, në dhomën mbretërore vjeneze, austriake, francjozefiste të pritjes, të stolisur me lule tropikale e gjelbërim dekorativ shkëlqesia e tij Mëkëmbësi Von Hohenloe me një gardë të tërë të nëpunësve të lakenjve me oficerët e stolisur të paradës e përcolli Mbretin Vid deri te karroca dhe kështu tridhjetë karroca u nisën rrugëve të Triestes deri në mol, ku në valët e qeta nën diellin e hershëm të mëngjesit ndriste jahti i Madhërisë së tij Perandorit të Austrisë “Taurus”. Në çastin kur Madhëria e tij Mbreti i Shqipërisë e pa për herë të parë detin Adriatik që po vajtonte thellë atje poshtë dhe mbretërinë e tij të ardhshme, u dëgjuan topat në hapësirat detare që nga luftanijet ndërkombëtare që si përcjellje të eskortës mbretërore mbanin roje jashtë brezit të limanit të Triestes dhe me përcjelljen e gjëmimit të topave të kështjellës së vjetër të Triestes filluan komandën që për herë të fundit qe dëgjuar në pallatin e Klaudit, mbretit të Shekspirit dhe xhaxhait të Hamletit, kur kremtoheshin përshpirtjet dhe dasmat së bashku vetëm që komedia të kushtonte më lirë.
Sepse kjo kanonadë e flotës ndërkombëtare të luftës që po përshëndeste triumfalisht ardhjen e sovranit të ri në bregdetin Adriatik që tani qe një kanonadë jo vetëm për këtë mbret operetë dhe për fatin e tij të mjerë, por edhe për mbarë qytetërimin evropian që atyre ditëve qe plogështuar që t’i mbyllte sytë e vet të lodhur disa çaste më vonë.
Karrocata e Madhërisë së tij mbretit të Britanisë së Madhe “Gloster”, karrocata e Madhërisë së tij mbretit të Italisë së bashkuar “Quattro”, karocata e Madhërisë së tij perandorit të Austrisë dhe mbretit të Hungarisë “Admiral von Tegetthoff” dhe karocata e shkëlqesisë së tij nëpunësit më të lartë jakobin, kryetarit të Republikës franceze “Danton” – të gjitha këto karroca shtinë nga 101 të shtëna nderi për lavdinë e sovranit shqiptar, i cili po imbarkohej në fillimin e rrugës së një aventure, të denjë për penën e Karl Maji.
Ku ishte nisur ky princ i përrallës së Grimit, kjo foshnje e Gothe – Almanakut, që nuk ka asnjë ide se që kur është krijuar bota është shkruar se Durrësi do t’i vrasë përherë mbretërit?
Kjo çerdhe ilire pjell fatkeqësitë për të tëra ushtritë, për të gjithë pushtuesit në kohëra që ndonjëherë kanë patur fatin ta shkelin këtë truall që për princin gjerman është Terra Vergine (kur se për ne nuk është Terra Incognita!)
Në kohërat e lashta, homerike, në Durrës lindnin luftëra, pësonin vdekje të përmbyturit e vdisnin fiset nga murtaja, uria e sëmundjet e neveritshme; këtu dhe Cezari në luftën qytetare romake përjetoi blamazhën e vet të parë historik. Rreth Durrësit rrjedh gjaku që prej pushtuesve të Kostandinopojës e deri te normanët, prej Robert Guiskardit deri te venedikasit kurse mbretërit serbë, të vetëquajtur maqedonë, anzhuinët etj. vriten shekuj me radhë rreth kryeqytetit të Vilhelm Vidit.
Në jahtin mbretëror perandorak “Taurus” gjatë tërë rrugës në det pihej shampanjë dhe ngriheshin dollitë për ardhmërinë e madhe të Mbretërisë së porsalindur të Shqipërisë e kur dy ditë më vonë Madhëria e tij Vilhelmi I, i përcjellë nga oborri i tij, Madhëria e saj Mbretëresha, Lartmadhëria e tij trashëgimtari njëvjeçar i fronit Karl Viktori ngadhënjimtar, pastaj nga Lartmadhëria e saj kontesha pesëvjeçare Maria Eleonora, zbarkoi në kryeqytetin e Durrësit gjëmuan prap topat, ranë muzikat, para çiftit mbretëror u shtruan qilimat kështu që këmbët e Madhërive të tyre nuk e prekën tokën e thjeshtë të plebenjve dhe kështu me pulumba të kuq, me zhurma e daulle, me fishekzjarre e lule filloi një nga mashtrimet më të paskrupullta ballkanike as i pari e as i fundit.
Dhe natyrisht të gjitha këto dështuan…
Ky cirk mbretëror hipi prapë në jaht e u kthye në Neuwied; Esad Pasha mori në dorë sundimin po pa epitetonin e vet mbretëror dhe nën ndikimin e përgjakshëm të farsës mbretërore kaosi shqiptar u shtua kaq shumë sa kur Avni Rustemi e vrau Esad Pashën mu në mes të Parisit ai shtiu me vetëdije të qartë mbi këtë gjeneral turk si mbi një pashë feudal dhe tiran të urryer në mbarë vendin.
… Ahmet bej Zogu më vonë urdhëroi të vritej Avni Rustemi (Hero Kombëtar, i cili e çliroi vendin nga tirania e Esad Pashës). Vdekja e Avni Rustemit qe shenjë e qartë se feudalët dhe bejlerët nuk do të tërhiqeshin pa gjak nga pushteti dhe kështu varrimi i Avni Rustemit qe sinjal për revolucion.”

Shkrim I shkelqyer I Kerlezhes.
Faleminderit Moikom qe sjell dhe njehere per publikun shqiptar keto fakte te rendesishme historike qe percaktojne qarte vijat e ndarjes midis tradhetareve dhe krmineleve te ketij vendi si Zogu dhe Toptani, dhe patrioteve te vertete si Avni Rustemi dhe pionieret e tjere te revolucionit shqiptar.
Per fat te keq, Zogu qendron sot I ngritur ne mes te Tiranes si vule e shemtuar e tradhetise qe po I ben sot politika shqiptare Shqiperise dhe shqiptareve.
Pazaret e felliqura ne kurriz te Shqiperise vazhdojne.
Koncesionet
Deti
Vjosa
Zajednica ne Kosove
Per to heshtet perdite, dhe kriminelet vazhdojne ngjyejne duart me teper me gjakun dhe mundin e shqiptareve duke institucionalizuar krimin ne pushtet.
Fatkeqesisht nuk ka me Avni Rusteme, por vetem Esat Pashe-keta jane ne krye te vendit sot dhe po sillen me popullin me ndyre nga ai.
Permbysja e tyre eshte domosdoshmeri per mbijetesen e Shqiperise si komb.
http://www.zemrashqiptare.net/news/13685/mirosllav-kerlezha-mbi-te-vetmit-flamure-te-kohes-sone.html
shkrimi i plote
Respekte, i nderuari dhe i respektuari Moikom Zeqo per kete shkrim tuaj te radhes. I madh do te mbetesh per here jo vetem si shkrimtar brilant por edhe si njeri me zemer te madhe dhe dashamir per te gjithe inteligjencen progresiste, pa dallim kombesie.
Moikom, sipas Mark Antonit mund te merrej edhe ne kete rast si “burre i ndercim”, nese do ta kishte botuar Mirosllavin menjanshem kryekreje. Kjo do ta kishte rritur pergjegjesine e autorit , pa e identifikuar Kerlezhen shkrimtar me aferen ballkanike te fillim shekullit, prag i dy luftrave te njepasnjeshme.
Aventura roajaliste nuk ishte fenomen thjesht shqiptar dhe per me pak nuk ka se si kundrohet si skene feste turkoshakesh.
Kongresi i 10 i PPSh, ne te cilin luajten rol edhe disa autore te Kronikes Letrare te Tiranes Zyrtare, duke e paraqitur si Nisme per Lindjen e PS-se, le t’i gezohet ” vajit te recinit” te Bashkimasve, por jo te njejtesojne ndeshkimin e merituar te Esat Pashes me nje Fat te pa-Fat te shqiptareve ne aleance me gjermaniket.
Zeqo, do duhej te mos e hidhte ne pus te erret nje sprove imagjinare si kjo, te Kerlezhes qe per tjeter gje duhet nderuar, jo per te qeshur me nje enderr te shprishur.