Profesor Genti Guxho është i vetmi në Shqipëri që ka bërë analizat e kanabisit që mbillet në Lazarat, kërcellin e të cilave e ka ende në laboratorin e tij pranë Universitetit Politeknik. Ai nuk do të japë rezultatet konkrete, pasi e sheh të udhës që këtë informacion duhet ta marrë nga të tjera organe. Në fakt gjatë gjithë këtyre viteve, sipas Gentit, policia ka vepruar në terr. Në asnjë raport të sajin nuk thuhet se sa është vlera e THC-së që ka bima që ata kanë kapur. E përpos këtyre dyshimeve, nëpërmjet rrëfimit të tij kemi mësuar më shumë për kanabisin ose kërpin dhe vlerat e rralla që ai ka, në kurim, në veshje…
Profesor Genti, ju jeni inxhinier tekstil me profesion, çfarë lidhje keni me kanabisin?
Nuk kam unë me kanabisin, por ka kanabisi me mua (qesh). Unë jam inxhinier tekstili vetë, drejtoj këtë departament në Universitetin e Tiranës, i cili është për tekstilin, modën në përgjithësi. Fusha ime studimore kanë qenë fibrat. Kërpi është fibra më e vjetër e kultivuar në Shqipëri. Për shekuj me radhë, kjo bimë është e shumanshme është kultivuar për prodhimin e veshjeve, letrës, valëve detare, litarëve, rrjetave të peshkimit, ilaçeve dhe lëndës djegëse, në shumicën e vendeve të botës. Deri në momentin kur nafta u bë një burim lënde djegëse, shumica e llambave përdornin vaj të prodhuara nga farat e kërpit. Duke përjashtuar rastet kur kërpi përdoret në mënyrë abuzive nga disa segmente të shoqërisë, është fakt që kultivimi për qëllime industriale është jashtëzakonisht i dobishëm. Të gjitha këto më kanë lidhur me këtë lëndë aq shumë të përfolur sot.
Nga kërkimet që keni bërë deri më tani, mund të na thoni cili ka qenë vendi i Shqipërisë për këtë bimë?
Për shekuj me radhë në Shqipëri është mbjellë, (është kultivuar) ose është rritur në mënyrë të egër bima e kërpit. Legjenda urbane se çajin e kërpit, nënat shqiptare e përdornin për t’i trullosur foshnjat dhe për t’i vënë në gjumë, është tërësisht e pavërtetë edhe në manualet e lashtë mjekësorë kinezë është përmendur vlera e çajit të kërpit për lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Po kështu, studimet e sotme për farat e kërpit kanë treguar vlerat e jashtëzakonshme ushqimore të tyre, me përbërës që mund të gjenden vetëm në qumështin e nënës.
E kemi përdorur ndonjëherë kërpin ne për vlera industriale?
Po, sigurisht. Përpjekjet e para për të ngritur një ndërmarrje industriale të përpunimit të kërpit në Shqipëri datojnë në vitin 1946. Në Rrogozhinë, në vitin 1946, me ndihmën “vëllazërore” të Jugosllavisë komuniste, u ngrit fabrika e parë e përpunimit të kërpit në vendin tonë. Dhe të mendosh se Shqipëria sundohej në atë kohë nga komunistët, shumë konservator ndaj çdo lloj opiumi material dhe ideologjik! Sot, një përpjekje eksperimentale e nisur në fillim të viteve 2000 për kultivimin e kërpit industrial, për prodhimin e qilimave dhe për eksport drejt SHBA, në Veri të Shqipërisë është sulmuar disa herë pa ndonjë arsye të qartë dhe në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, nga administrata lokale dhe Policia e Shtetit.
Po nga ana tjetër bima për të cilën ju po flisni nuk është e lejuar në Shqipëri?
Epo ky është absurditeti. Mua nuk do më pëlqente që shteti im të ndalojë diçka më të butë dhe të lejojë diçka më të fortë. Historia shqiptare, qëndron në dy teori, me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Evropës. Nuk ka të dhëna të sakta për përmbajtjen e THC së kërpit të mbjellë në Shqipëri dhe nuk është e qartë në asnjë nga raportet policore se sa është në fakt përmbajtja THC në “kanabisin” e mbjellë në mënyrë ilegale, në disa zona të Shqipërisë.
Kemi ne raste kur shteti ka gabuar në përcaktimin e bimës, në të ndaluar dhe të pandaluar?
Po kemi, është rasti skandaloz i Shkrelit në Malësinë e Madhe, në të cilin qeveria shqiptare u detyrua të paguante një dëm prej 120.000 dollarësh amerikanë, është një shembull i keqkuptimeve të mëdha për këtë bimë. Kthimi i kërpit industrial, do të bënte të mundur prodhimin e një lënde të parë tradicionale për tekstilin dhe farmaceutikën në vendin tonë. Në Shkrelin e Malësisë së Madhe janë bërë disa aksione të policisë, janë shkulur dhe janë dënuar më shumë njerëz se sa në Lazarat. Në mars të 2012 janë dënuar 57 veta. Gjoba që gjykata i ka dhënë shtetit shqiptar sepse ka shkulur kanabis kot më kot në Shkrel. E ka humbur njëherë gjyqin shteti shqiptarë me malësinë e Shkrelit.

Po kanabisi që mbillej në Lazarat, çfarë është?
Nuk mund të them, sepse këtë gjë duhet ta thotë policia. Këtë dua të di edhe unë a ka bërë ndonjëherë policia analiza për atë vend dhe drogën që mbillej aty. Në Lazarat ka patur kanabis sativa. Unë kam lexuar që janë shkulur kaq rrënjë, por asnjëherë që kanabisi ka këtë apo atë përqindje THC-je.
Ju thoni që policia nuk ka të dhëna?
Nuk ka të dhëna të sakta për përmbajtjen e THC së kërpit të mbjellë në Shqipëri dhe nuk është e qartë në asnjë nga raportet policore se sa është në fakt përmbajtja THC në “kanabisin” e mbjellë në mënyrë ilegale, në disa zona të Shqipërisë.
A duhet të kemi ne një laborator në polici për të matur nivelin e kanabisit?
Sigurisht që duhet të kemi, dhe kjo gjë duhet bërë para se të bëhet aksioni. Deri më sot, nuk kemi lexuar asnjë raport të certifikuar laboratorik, të përmbajtjes së THC për “kanabisin shqiptar”, nga raportet e policisë apo nga media, dhe të mendosh që sot ofrohen pajisje të thjeshta dhe të transportueshme për identifikimin e THC.
Si është krahasimi i vlerës së lejuar në Shqipëri me vendet evropiane?
Ndryshe nga vendet evropiane, që kanë një kufi 0.2 për qind të tetrahidrokanabinilit (THC), Shqipëria ka një kufi më të ulët. Kështu, kjo është një shkelje e hapur e rregullave evropiane dhe poshtë marrëveshjes për tregtinë e lirë, që Shqipëria ka nënshkruar gjatë viteve 2000, në të cilat e klasifikon kërpin (kanabisin) në bazë të kodeve evropiane. Ndërkohë që Evropa shkon drejt liberalizimit të kërpit, qeveria shqiptare bën rolin e “të devotshmit” edhe në legjislacion, duke i shtuar shanset vendit të vet të klasifikohet si kultivues dhe trafikues i bimëve “narkotike”. Aq sa kanë arritur ta klasifikojnë Shqipërinë në një vend me Marokun, Afganistanin dhe vende të tjera udhëheqëse në botë për narko-trafikun.
Ju keni bërë dhe një libër, çfarë doni të thoni ju me këtë libër?
Qeveria shqiptare duhet ta lejojë kanabisin sepse nuk është aq e rrezikshme sa alkooli dhe duhani. Është kosto më e ulët për taksa paguesit shqiptarë. Ato aksionet e policisë kanë kosto, as ata vetë nuk e dinë se sa është kjo kosto.
Ju e sugjeroni mbjelljen e kanabisit?
Për arsye industriale patjetër. E kanë mbjellë Shtetet e Bashkuara dhe e quajnë si një nga themelet e kombit të ri që po lind. Kanabisi ka vlera të tjera, pa fund.
Ju keni dalë në terren për këtë libër?
Po, sigurisht.
E keni konsumuar ndonjëherë?
Nuk e kam konsumuar, dhe fatmirësisht nuk vuaj nga ato sëmundje.
Të krijon vartësi?
Jo, është e vërtetuar që nuk krijon vartësi. Nuk është drogë.
Shqipëria është një vend komod për rritjen e kanabisit?
Është, ka reshje, ka temperaturë të mirë, tokë. Do ujë shumë.
I keni bërë provat në laborator, drogës së Lazaratit?
Po dhe në këto momente që po flasim kam disa pjesë kërcelli nga ato bimë.
I ka parametrat e lejuar?
Po nuk jam unë ai që duhet të them këtë. Kur ta thotë policia, do e them edhe unë. Është çështje shumë serioze kjo. Unë nuk dal për të bërë luftë. Unë ia kam çuar me kënaqësi ish- drejtorit të Policisë së Shtetit këtë libër që ai të kuptojë më shumë për këtë bimë në Shqipëri dhe të mendohet para se të ndërmarrë ato aksione që ndoshta i kushtojnë më shumë shtetit.
Ju ka thënë gjë?
Jam i bindur që nuk e ka lexuar.
Po çfarë mesazhi doni t’i jepni?
Dua t’i transmetoj zërin e një qytetari të thjeshtë. Deri sa ti nuk më ke provuar mua që jam fajtor, unë jam i pastër, nuk ka ligj në botë që ta tejkaloj këtë punë. Kur bëhen marrëveshjet e tregtisë, bëhen për import eksport. Ti lejon të hyjë me 0.2 për qind përmbajtje THC dhe nuk lejon të mbillet me këtë përqindje, kjo mund të duket paksa…

iniciative interesante po une kam vetem nje pyetje: si do te rregullohet konkurenca ne treg meqe do fillojne ta mbjellin te gjithe? Kolumbia p.sh.e ka rregulluar me motosharra…dhe me boje te kuqe (qe te dallohet produkti cilesor)…po konkurenca nderkombetare?…duhen menduar mire keto gjera dhe duhet parashikuar cdo detaj apo kontingjence se nuk eshte nderrmarrje e lehte…
Nese do te legalizohet kultivimi dhe tregtimi atehere do te jete monopol shteteror, ashtu si eshte alkooli dhe duhani.
Un ktij profesorit qe bon analizat e kerpit do ti lutesha qe te boj dhe analizat e grunit qe vjen prej serbie,
Ore zotni profe-qor,..shoqeria shqiptare mbas 25 viteve trazicioni te tej zgjatun,ka bo hapa te frikshem mbrapa,ku primitivizmi dhe injoranca qe tymos hashish kan prodhu nje krim gjakatar dhe kanibalist.
TANI PO I DEL KOKA MUHABETIT,
SHKODRA PASKA VOTUAR PER HASHASHIN NE 2013.
1- TOM DOSHI = PRONAR I PARCELAVE NE DUKAGJIN.
2- EDI RAMA E KA “JOSHUR” PER FUSHATE DUKE I THENE “HAJDE ME NE SE DO
TE BEJME BIZNESMEN ME KULLARO, DO LIGJEROJME HASHASHIN”
3- PER KETE, PASI VJEN NE PUSHTET NGARKON SHOKUN KOCO TE FILLOJE NJE
“FUSHATE TE PAVARUR” PER LEGALIZIMIN E HASHASHIT.
4- KALOJNE POTHUAJ 2 VITE DHE STRATEGJIA NUK DHA ASNJE REZULTAT.
PJESET E TJERA TE TELENOVELES I PAME NE LIVE NE PARLAMENT PARA DISA DITESH.
Pergezime.
Ceshtja duhet te diskutohet ne parim cfare eshte kerpi, pastaj te shpallet lufta totale ndaj kesaj bime te bekuar nga natyra.
Ky alias profesor i kerpit, nuk thote asnje fjale qe Lazarati kanabisin e mbillte per te zgjatur fijet e mustaqeve te profesorit apo per mjekesine e Kokdhimes apo per perdorim te masave te gjera te rinise neper Europe, e cila nuk vuante nga ndonje semundje, por e perdorte te ngritur adrenalinen ne nje nivel me te larte. O profesor qe me ke dale ne ca foto per t’i pasur kujtim, gjasme punon edhe ne laboratore, cfare lloj analize ke bere ti, cfare substanca perberse ke gjetur aty, mos na trullos me TCH-ne tende, se jam 100% i bindur se nuk zoteron asnje reagent per te bere analizat e kanabisit. Laboratoret e Lazaratit, nuk ishin laboratore analizash, por vetem per perzjerjen e solucioneve ne raporte, te cilat ua kishin dhene ustallaret punetoreve te tyre ne Lazarat. Pastaj, zoti profesor, kush do ta kete licencen e prodhimit, se ai mund te kultivohet ne cdo cep te Shqiperise. Nuk do te kete lufte midis rivaleve, si ne minieren e kromit Bulqize, qe eshte vetem atje, por do te kemi gati-gati si nje lufte civile midis zonave e krahinave te ndryshme te vendit.
Tjetra profesor, kur SHBA-ve u duhej kaq shume kerpi, pse s’e kultivonin vete, pot ta importonin nga kaq larg? Pse Italia, Franca, Gjermania, Hollanda e Ballkani nuk e lejojne kultivimin, por Shqiperia po? Je naiv apo budalla?
Pa asnje dyshim qe droga eshte e demshme per organizmin. Fillon me hashashin dhe perfundon ne ato sintetike qe ta kthejne trurin ne nivelin e atij te majmunit. Sepse problemi banalizohet duke u legalizuar.
Tani une nuk e di mire se si do te reagoje Europa nese ne Shqiperi legalizohet mbjellja e kanabisit an e mbane vendit. Sepse eshte e sigurt se porsa qe tregu i brendshem shqiptar te “ngopet” me droge, mafiozet tane trima do te marrin skafet, dhe nuk ka burre none ne bote t’i mbaje pa e çuar drogen sagllam ne Itali dhe me tutje. Ne kete menyre do te forcojme krimin e organizuar dhe do te behemi si Kolumbia. Shtetin do ta kontrolloje Mafia. Pyetja kryesore eshte: A do ta mireprese Europa lejimin e legalizimit te kultivimit te droges ne Shqiperi apo jo?! Kjo eshte çeshtja. Ne rast se Europa na hap driten jeshile une them qe ta legalizojme menjehere mbjelljen e kanabisit an e mbane Shqiperise. Se me keq seç kemi vajtur keto 25 vjet nuk mund te shkojme. Por te pakten njerezit, dhe sidomos trafikantet tone te dashur, mund te fusin ndonje lek ne xhep. Dhe atehere demokracia do te kete vertet kuptim.
Ky flet per kerp.por nuk flet per kanabis sativa,nuk flet per bimen e Lazaratit,sepse kete do ta beje policia!!!!!.Policia nuk eshte organizata e kimisteve,industriale, ushqimore.Policia merr urdher ta asgjesoje kete parcele me bime,nga eproret dhe kete ben.Polici nuk eshte laborant,kimist,biologjist.Perse ja jep librin policit,per ta trullosur?Ky zotni kimisti,duhet te jete ndonje maskara,qe nuk del haptaz per legalizimin e Hashashit,por perdor truke profesionale te paketuar me formula kimike,me esenca,me dobi shendetsore,mjeksore,popullore.tekstiliste.Me sa kuptova une ky do te thote,qe aksioni i policise ne Lazarat u be kot,ne Dukagjin u be kot,ne Tepelene ,Vlore ,kot e me kot.Nuk do ishte mire te keshillohet me specialiste te fushes ne ministrine perkartese,se sa ta qorrollepse popullin me keto shashka!
Une di shume,por nuk e tregoj.Se cpo me kujton nje hajdut xhepash ne ate kohe,sa kalonte deren prej hekri te deges se punes se brendeshme…..Une di shume,por nuk tregoj,mishin copa-copa te me beni,emrin e Qazimit nuk e tregoj!!!!