Kerri: Angazhim intensiv për t’i dhënë fund ‘ferrit’ në Siri

Saimir Lleshi

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri ka deklaruar se intensifikon përpjekjet e tij diplomatike për t’i dhënë fund ferrit të luftës civile në Siri. Ai tha se po rritet mbështetja për rebelët e moderuar.

Deklaratat e tij u bënë teksa po nisej për në Vjenë ku nisin diskutimet midis pesë shteteve për zgjidhjen e konfliktit në Siri. Prej 4 vjetësh, vendi është përfshirë nga lufta, ku qytete të tëra janë shkatërruar.

 “Ndërsa gjetja e një rrugë përpara në Siri nuk do të jetë e lehtë … kjo është mundësia më premtuese për një hapje politike që kemi parë”, tha ai në Uashington.

Kerri tha se synimi përfundimtar është goditja e grupit të Shtetit Islamik si dhe një tranzicion politik që lë mënjanë presidentin aktual të Sirisë Bashar al Assad.

Ai deklaroi se si SHBA-ja ashtu edhe Rusia ndajnë të njëjtën pikëpamje për një Siri të bashkuar dhe laike.

Irani merr pjesë për herë të parë në bisedime të tilla, ndërsa gjithashtu pjesëmarrës janë edhe Siria, Turqia dhe Arabia Saudite dhe sigurisht edhe SHBA. Rusia dhe Irani kanë mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad.

Ministrat e jashtëm nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Egjipti, Libani dhe BE-së kanë konfirmuar gjithashtu se do të marrin pjesë në takim. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Ferri nga Siria ka ardhur ne Europe! Ja kane sjelle me vehte klandestinet si nje epidemi shfarosese qe shpejt do beje kerdine. Ne Siri mbarsen nga lufta dhe vijne e pjellin ne Europe. Kete BE e quan ” per jete me te mire “. Packa se per europianet eshte ” per jete me te nxire “!

  • U kujtua ky sekretar shtetit i Obames, sekretari i jashtem me budalla dhe egoist qe morri ne qafe fatin e miliona njerezve nga Siria per egon e tij per cmimin NOBEL per paqe kur e genjeu dhe e mashtroi Putini i Rusise me murafetet e tij bolshevike per te mbajtur me cdo kusht ne pushtet Diktatorin gjakatar Asad dhe tani faturen e ketij debilizmi politik te administyrates se Obames me tutkunin egoist John Kerry po e paguan gjithe Evropa me CUNAMIN qe krijoi politika e SHBA

    AS MISH DHE AS PESHK

    ne Siri ne vecanti dhe ne Lindjen e Mesme ne pergjithesi. Dhe jo vetem kaq:

    POR DESHEN TE NA HELMOJNE DHE TE NA SHUAJNE NGA FAQJA E DHEUT SI POPULL ME LHL-TE SOVJETIKE TE ASADIT DUKE MASHTRUAR POLITIKEN TONE DEBILE KOMBETARE ME LAJKA DHE KARAMELE DEMAGOGJIE.

    Tani ka ardhur koha qe te kerkojne falje popujve te Evropes per politiken e tyre te papergjegjshme ne Siri.

  • AMERIKANET JANE AMERIKANE, NE RADHE TE PARE SHIKOJNE INTERESAT E TYRE PER NAFTE,NUK I INTERESON AS ISIS E AS BASHARI,I INTERESOJNE REBELET QE KA PREGATITUR CIA PER SHKATERRIMIN E SIRIS DHE PER GRABITJEN E NAFTES , A E KA DEGJUAR KY KERRI ISH KRYEMINISTRIN ANGLEZ TONI BLERIN PER IRAKUN, A NUK DUHET TE PARAQITEN NE GJYKATEN NDERKOMBETARE BUSHI ME BLERIN PER KRIMET QE KANE BERE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *