Kerry: Aspiratat e ballkanasve po shtypen nën barrën e korrupsionit

anazapta
Sekretari i Shtetit John Kerry është ndalur tek problem i korrupsionit me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore.“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,”tha zoti Kerry.Sekretari i Shtetit John Kerry u ndal tek gjendja në Ukrainë. “Megjithëse ka elementë shqetësues dhe një situatë kaotike në rrugët e Kievit, pjesa më e madhe e ukrainasve duan të jetojnë të lire, në një mjedis të sigurtë, në një vend të begatë dhe po luftojnë për të drejtën për të bashkëpunuar me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në këtë betejë”.

Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një aktivitet vjetor ku diskutohen sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimi SHBA-Evropë për ballafaqimin me problemet aktuale. Siguria e Evropës dhe bashkëpunimi në përgjigje të sfidave globale ishin ndër temat kryesore ku u ndal dje Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë fjalës së tij në konferencë. “Në botën e sotme me kërcënime komplekse, siguria dhe udhëheqja jonë mbështetet në të gjithë elementët e fuqisë sonë – përfshirë një demokraci të fortë dhe të bazuar tek parimet”. “Po ashtu ato varen tek mobilizimi i fuqisë së aleatëve tanë më të fortë. Asnjë vend nuk mund të zgjidhë i vetëm sfidat e ditëve tona”.

Për këtë arsye, tha zoti Kerry, forume si Takimi i Mynihut janë shumë të rëndësishme për të kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe forcën e unitetit tonë.

Në fjalën e tij në Konferencën e Mynihut, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ritheksoi planin e administratës Obama për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme nga veprimet ushtarake tek diplomacia. Komentet e zotit Hagel bëhen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar misionin ushtarak në Irak, pas tërheqjes së trupave nga Iraku në 2011 dhe në përgatitje për të tërhequr forcat nga Afganistani brenda këtij viti.

“Tani që Shtetet e Bashkuara lënë pas eksperiencën 13 vjeçare të luftës, e kemi të qartë se e ardhmja kërkon një epokë të re ku të forcojmë lidhjet dhe fqinjësitë me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me vendet në Evropë”.   

Në fjalimin për gjendjen e vendit të martën, Presidenti Barak Obama tha se nuk do të dërgojë trupa amerikane për të luftuar “nëse nuk është vërtetë e nevojshme”.

Zoti Hagel vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndihmojnë vende në nevojë, duke nënvizuar bashkëpunimin anti-terrorist dhe humanitar me partnerët evropianë në Mali dhe në Republikën Qendrore Afrikane.

 

Share This Article
4 Comments
  • THIS IS A QUESTION!

    John Kerry ka folur me kaq mllef per vendet e Ballkanit sikur te kishte parasysh vetem Shqypnine. Pse atehere John Kerry kerkoi me ngut dhe ngulm te depozitonte LHL-te e Asadit ne nje vend kaq te korruptuar, me pushtetare kaq te paguar nga mafia dhe me nje popull te degraduar nga enverizmi total per 70vjet me radhe?

    THIS IS A QUESTION!

  • politika amerikane ka dy standrte kur behet fjal per popull si ne qe i nxjerrim syte njeri tjetri perdore ate standartin e njerzve te pa vler dhe bashkpunon me ciftin e salushit dhe te ketyre kriminelave qe vjellin votat dhe jane ne rregull , kurse kur behet fjle per popuj qe kane terguar se jane dikushi kan ate standartin e partnerit jo te lolos si te ne , jo se i kan perkrah shum dhe ukrainasit , se e kemi pare me timoshenkon dhe ate presidentin qe ja prishen fytyren me lene kimike , ata e kishin pushtetin dhe nuk bene as dhe nje gje per ate popull , pra amerikanet te vlersojne ateher kur ti nuk ju hin ne bythe si lepires por si vlere njerzore dhe demokratike , se po ju neshtrove te shkelin me kembe dhe nuk duan te dine per ty se kush je sic po bejne me ne tash dy dekada ku keto vlera nuk i kemi pare duke na deformuar demokracine dhe vlerat morale ne bashkpunim me forcat e errta qe e kan qeverisur ate vend nga 90 e deri me sot .

  • Ne qofte se ka shtet qe dhjamoset nga korrupsjoni ne vendet e tjera ne bote eshte vetem shteti juaj Xhon Kerry ,ti sa here flet apo kalon kendej ne ballkan vetem mbledh gjoben qe ju keni vene ketyre qe jane dhe atyre qe ishin ne pushtet dhe ju siguron qe asgje nuk do ti gjeje , si nuk e gjeti gje shpellarin tone qe vrau 4 njerez te pafajshem pa bere asnje gje, kurse per Ukrainen po e hap shpellen e nuk po pushon çdo dite

  • Amerikanet nuk flasin me hapur se kaq. Daullet bien per ata qe kane veshe. Do fati i qeverise qe te kete vene vesh kesaj qe tha Sekretari i Shtetit se ato fjale i binin tamam asaj per pjese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *