Kerry: Mirënjohje Shqipërisë për strehimin e 3000 muxhahedinëve

Elton Tafaruci

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përshëndetur Shqipërinë për rolin e saj në strehimin e muxhahedinëve.

Në një konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington, Kerry tha se zhvendosja e grupit të fundit të muxhahedinëve prej 280 personash shënon një arritje shumë të rëndësishme humanitare.

Kerry: “Më lejoni të bëj një koment të shpejtë për një lajm të mirë, sepse natyrisht ne e dimë se ne jetojmë në një epokë të trazuar dhe shumë shpesh ka një sfidë apo një tjetër për konflikt që, për fat të keq, nuk sjell lajme të mira.Por unë besoj se është e rëndësishme të theksohet një arritje shumë e rëndësishme humanitare. Të premten e javës së kaluar 280 anëtarë të grupit të muxhahedinëve janë transferuar nga Kampi i Lirisë në Irak”.
Sipas Kerryt, 3.000 anëtarë të MEK jetët e të cilëve kanë qenë nën kërcënim, tashmë janë të sigurt”.

Kerry: “Largimi i tyre përfundon një nismë të rëndësishme amerikane diplomatike që siguroi sigurinë e më shumë se 3.000 anëtarë të MEK jetët e të cilëve kanë qenë nën kërcënim”.

Kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam diskutuar me Qeverinë shqiptare i për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë.

Duke kujtuar traditën pozitive të vendit tonë në mbrojtje të komuniteteve në nevojë, Kerry shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve shqiptare për këtë rol të rëndësishëm humanitar.

Kerry: “Shqipëria ka një traditë krenare të mbrojtjes së komuniteteve në nevojë, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin numër të madh të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Unë jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme për të luajtur një rol të rëndësishëm humanitar”.

Share This Article
4 Comments
  • i nderuar zoti John Kerry.

    ju po veproni si ne kohen e enver hoxhes qe kur nje person bente nje akt sublim..i jepnin nje falenderim ne nje cope leter….vetem kaq..

    te behet kaq feste e madhe mer 3200 MXHHDN ne nje kohe qe gjysma e popullit shqiptar ka ikur po per aresye “humanitare” nuk shkon o zoti Xhon..

    aq me shume kur berisha nje kllonim i sherbimeve serbo-amerikane e ka shkaterruar ate vend si ekeonomi dhe moral duke e kthyer ne SHPREHJE GJEOGRAFIKE….nuk pine uje keto falenderime

  • Na e keni fut sa krahu i perthyer, vetem qe gjatovillo 2 metroshi bojaxhiu i pallateve me shigjeta corapekuqi Edi, t’a kete mire me ju Amerikanet.
    Traplliqe, tani tallni bythen me ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *