Kerry, Nishani shkon në Rinas jashtë axhende

redaktor

Kur John Kerry të mbërrijë në Rinas mëngjesin e së dielës, përveç anëtarëve të protokollit të shtetit dhe zyrtarëve të nivelit të dytë, do të gjejë edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Zyra e kreut të shtetit njoftoi se Presidenti do të jetë që herët në mëngjes në aeroport për të pritur Sekretarin amerikan të Shtetit.

Ky shtrëngim duarsh do të konsiderohet edhe si takim me Presidentin e Republikës.

Si gjithnjë, edhe në këtë rast shteti nuk është paraqitur me një protokoll unik, por Presidenca dhe Kryeministria kanë nxjerrë sërish shpatat. Mediat cituan burime amerikane pak ditë më parë kur njoftoi se Kerry do të takohej vetëm me Ramën dhe Bashën.
Pas mbërritjes në Rinas, shefi i diplomacisë amerikane do t’i drejtohet Kryeministrisë.

Siç njofton zyra e kryeministrit, John Kerry do të takohet fillimisht me homologun e tij Ditmir Bushati dhe më pas do të kryejë takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Axhenda zyrtare përmban një deklaratë të përbashkët mes Kerryt dhe Ramës në orën 11:00 dhe menjëherë më pas, Sekretari i Shtetit do të zhvendoset disa metra më tej, në hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga 4 deputetë.
09.00 Mbërritja në Rinas
10.10 Takime me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm
11.00 Deklaratë e përbashkët e Sekretarit Kerry me kryeministrin Rama
11.40 Takim me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, në hotel “Rogner”

Share This Article
7 Comments
  • Do kenaqet Saliu. Do jete patjeter ne 4-tershen e deputeteve.. Po nuk qe ,beni gati arkivolin,o te Lulit,o te vet Berishes. Ha…ha…. ha presidenti del per t’i dhen doren eper teber nje foto . Turp ,o president! Po nuk themi kot qe ti je president fallco…..

  • E ka urdhëruar maloku,nuk faj e as mëndje i ziu.Si ,,? Të vijë sekretari amerikan i shtetit e të mos e takojë asnjë nga p.d.,,,!!!!!!Çou Nishan ,shko e i pri rrugën,se ne nuk kemi vdekur,,,,,,,dhe Muçua ,,,,tutje,,,,!

  • Cfare don Nishani ne takim me z.Kerry.
    Do jet nderhyrje nga ana e Berishes qe Nishani te perzihet si PORDHA neper TLINDA(Breke).
    Do te kisha shume deshire qe z.Kerry te mos ia shtrije doren.Ta shmang me finde diplomatike.

  • Ne pergjithesi jam dakord me shkrimin si dhe komentet rreth nje fare mungese dinjiteti ne pergjithesi ne Protokollin e Shtetit nga Presidenti.

    Por jam disi kritik me disa shkrime me te cilat i turren Presidentit per shume gjera qe nuk varen nga ai dhe mendoj se ndaj ketij personi ka ardhur koha qe te tregohemi nje cike me tolerant.

    1. Ne shume raste i a permendin sakatllekun. Nuk jam dakord. Ky duhet te jete tashme kapitull i mbyllur. As ai nuk e desheron kete gjendje fizike. Kritika serioze ndaj tij qendron qe ai duhej te mos e kishte pranuar kete post me vakt e me kohe. Por sic treguan kohet, edhe per kete atij nuk i vihet faj, pasi sic duket ai nuk e ka aftesine e te menduarit ne se duhej ta pranonte ose jo kete post. Kur kjo nuk varet nga ai vete, pse duhet ta bejme me faj?

    2. Jo njehere por disa here eshte kritikuar per shkelje te protokollit, per lapsuse, per pasaktesi ne menyren e te shprehurit, etj. Edhe per kete mendoj se tashme duhet te heshtim. Ai nuk e ka aftesine te gjykoje drejte veprimet qe ai ndermerr.Dhe per kete nuk eshte faji i tij.

    Kushdo e dij qe Zotit Kerry i duhet bere te gjitha nderimet. po keshtu kushdo eshte ne gjendje te vleressoje se:
    a) Ne se Kerry do kishte deshireta takonte Nishanin, ai pavaresisht ngarkeses, ai do e perfshinte ne Protokoll dhe i bente nje vizite kortezie Nishanit.Pra Kerry nuk e ka programuar nje takim me Nishanin.

    b) Kerry e ka sqaruar axhenden, por ne te njejten kohe, si nje nder shtetaret me te fuqishem te globit, nuk mund ti thote Nishanit mos dil ne Rinas se “nuk dua te takohem me ty”. Kjo nuk ndodh.

    Prandaj mendoj se edhe kete nuk duhet te rrijme t ia permendim Nishanit. Po qe se ai do i kishte aftesite mendore dhe intelektuale, ai nuk do kerkonte te perzihesh ne kete protokoll.
    Edhe sikur te mos dilte ne Rinas, Kerry-t nuk “do i ngelej hatri”.

    Prandaj le te mos i kerkojme Nishanit ate qe nuk i a thote truri.

    Uroj qe kjo vizite qofte e hajrit per Shqiperine e miqesine mes dy vendeve.

  • Hahaha, po keto jane tamam si thua ti dhe analizen e vleresoj. Po halli yne qe na perfaqeson nje njeri qe nuk arsyeton, kesaj si ti a bejme? Apo, zoti na ruajt?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *