Kerry përpjekje për koalicion kundër ISIS

redaktor

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ndodhet në Arabinë Saudite për të kërkuar mbështetjen e një koalicioni kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, pasi Presidenti Obama u zotua të luftojë ekstremistët kudo që ndodhen, përfshirë edhe Sirinë.

Kerry mbërriti sot në Jeddah, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë nga një numër vendesh të rëndësishme arabe si dhe zyrtarë turq.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Kerry kërkon përpjekje më të mëdha për të ndalur fondet që ushqejnë grupet ekstremiste si dhe shtoi se një koalicion i mundshëm do të ketë nevojë për baza të zgjeruara ushtarake dhe mundësinë për fluturime mbi zonë për të kryer goditje nga ajri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *