Kerry: Rusia të mos mbështesë regjimin e Bashar al-Assad

Saimir Lleshi
US Secretary of State John Kerry delivers remarks on "Securing American Entities Operating Abroad" at the US Department of State Bureau of Diplomatic Security Overseas Security Advisory Council (OSAC) November 20, 2013, during their 28th Annual Briefing at the US Department of State in Washington, DC. AFP Photo/Paul J. RichardsPAUL J. RICHARDS/AFP/Getty Images

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kërkon nga Rusia që të mos mbështesë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Kerry ndodhet në Kazakistan për një vizitë, ku deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës katërvjeçare, nga e cila janë vrarë më se 250 mijë vetë, ndërsa miliona njerëz janë larguar nga Siria, duke shkuar në Evropë dhe vendet e tjera.

“Qartazi, ne do të dëshironim të bashkëpunojmë, e jo të kundërshtojmë”, tha Kerry, duke shtuar se me rëndësi është qëndrimi i Moskës nëse ndodhet në Siri për të gjetur një zgjidhje apo për të mbështetur regjimin e Assadit.

“Nëse është vetëm çështja e regjimit, ky është problem, pasi Turqia, Katari, Arabia Saudite, vendet e tjera, opozita, nuk do të ndalen së luftuari kundër Assadit”, tha John Kerry.

Share This Article
2 Comments
  • Cfare kerkon ky qose qe duket si nje plake e keqe, po urdheron Putinin qe te mbeshtese grupet terroriste Islamike ashtu sic po bejne Amerikanet, meqenese deshtuan vete me turp kerkojne te fusin ne kete valle te ndyre pa asnje rrugedalje edhe Rusine.

  • a) Nuk me kujtohet se kur dhe kush e krijoi konfliktin ne lindjen e afert dhe te mesme, apo ne Afriken veriore etj.?
    b) Ndoshta ai qe e shkaktoi duhet te kerkoje ndjese dhe te veproje per te miren e popujve ne konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *