Kreu i PD-së Dibër: Nëse fitojmë, do të jap paratë e tenderit të rrugës

Gazeta Dita

Pas shumë peripecish për plotësimin e kandidaturave, PD e kanë shoqëruar dhe gafat e shumta siç ishte rasti i Rudina Hajdarit.

Këtë herë gafa e rradhës vjen nga kryetari PD-së së Dibrës, Defrim Fiku gjatë takimeve elektorale në Bulqizë.

Ai premton se nëse kandidati demokrat Edmond Isaku fiton mandatin e deputetit, atëherë siç i kishte premtuar do t’i japë atij paratë e tenderit për ndërtimin e rrugës.

“Premtime bëjnë të gjithë por unë jam një nga ata që e mbaj fjalën dhe nuk bëj premtime kot. Ndaj i thashë që me marrjen e mandatit të deputetit nga Edmond Isaku, do t’i jap lekët dhe të ndërtojnë rrugën ose të bëjnë ç’të duan,” tha kreu i demokratëve të Dibrës.

Në fakt në aspektin ligjor, kjo deklaratë quhet me plot kuptimin e fjalës skandal, pasi tenderat jepen në mënyrë transparente pas një konkurrimi dhe kompania e cila përmbush kërkesat e pushtetit vendor apo qendror, fiton edhe tenderin.

 

E.Xh

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *