Një pjesë e mirë e zonave të përmbytura në fushën e Nënshkodrës janë edhe si pasojë e derdhjeve në Kaskadën e Drinit.
E për këtë, Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, që menaxhon këtë Kaskadë ka vendosur në ndihmë të banorëve një shumë prej 8 milionë lekësh.
Zv.kryeministrja Senida Mesi, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi zv.Kryeministrja.
Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës.
“Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.
o.j/dita

Ndihmojeni ate popull qe ka 20 dite ne uje.
Nga Zoti apo nga KESH, uji eshte prezent. Nuk dihet edhe sa do te vazhdoje kjo situate.
Nuk duhem politizuar shkarkimet e ujit nga KESH. Uji i tepert, per te ruajtur digat e hidrocentralet, duhet shkarkuar. Ne 2010-2011 shkarkohej 4000 m3, tani 2000. Duhet shkarkuar per te evituar katastrofat. Po banoret e permbytur duhen ndihmuar urgjent, me ushqime, uje, ushqime per bagetine etj. 8 milion leke jane shume pak nga KESH.
Ishalla normalizohet sa me shpejt situata.
Me mend e zemer , jam ne Shkodren time