Korporata Elekoroenergjitike Shqiptare (KESH) parashikon vendosjen e matësave smart në çdo agregat të hidroçentraleve që janë pjesë e kaskadës së Drinit.
Burime nga KESH bejne te ditur se, fillimisht kompania do të nisë këtë projekt me vendosjen një sasie të kufizuar që më pas mund të zgjerohet edhe deri në 1 mijë matës të tillë.
Teknologjja e transmetimit të të dhënave është e thjeshtë dhe lidhet me telefoninë mobile përmes rrjetit 3G por edhe përmes fibrave optike.
Fillimisht testimi i projektit pilot duhet të bëhet me 13 matës multifunksionale në Vaun e Dejës, Koman dhe Fierzë. Këto matësa në një fazë të dytë të lidhur edhe me pajisjet e tjera hardware dhe software duhet të jenë të aftë të përçojnë të dhënat drejt zyrës së Qëndrës së Matjes.
“Matësi kërkohet që të jetë matës elektronik inteligjent, multifunksional i fuqisë dhe energjisë elektrike aktive – reaktive, me matje në katër kuadrate, me hyrje – dalje dixhitale si dhe porta komunikimi.
