Arben Keshi, ish-koordinator i PS gjatë zgjedhjeve në Dibër është personi që del në bisedën e përgjuar me kryeministrin Rama botuar nga gazeta gjermane BILD.
Keshi ka pretenduar mbrëmë në emisionin televiziv Top Story në kanalin TCH se telefonata mes tij dhe kryeministrit “nuk flet për shit-blerje votash”
Emisioni e ka ballafaquar zotin Keshi me disa biseda të tjera, me persona të paidentifikuar, ku dëgjohet se flitet për shuma parash dhe vota.
“Kam arritur në konkluzionin që gjithçka është montuar për të krijuar një fabul, nisur nga komunikimi im me kryeministrin. Janë marë nga një bisedë tjetër është montuar për t’i dhënë sa më ngjyra kësaj fabule”, – thotë ai.
Keshi, është përgjuar edhe në biseda me drejtorin rajonal të arsimit në atë kohë Drini Gjeçi.
Aty, kuptohet se mësuesëve u bëhet presion për deklarimin hapur të votës, por Keshi thotë se nuk ka njohje.
“Në këtë periudhë kam qenë punonjës i Qendrës së Viktimave të trafikimit këtu në Tiranë, e cila varet nga Drejtoria e Shërbimit Social shtetëror. Që nga viti 2011 deri në 2017, unë kam qenë jasht radhe të policisë. Edhe në këtë rast me kërkesën time. Pasi në 2011 kam kandiduar për kryetar komune në njësinë administrative Maqellarë. Aty ku kam lindur dhe jam rritur. Në 2013 në po të njëjtën njësi, kam qenë në listën e kandidatëve për deputet. Njifem aq sa mund të njifet një kandidat”, – thotë Keshi.
Keshi dëgjohet në telefonata edhe me ish-ministrin Damian Gjiknuri. Por ky i fundit thotë se bëhet fjalë “për një transkriptim të ndyrë”
“Një transkriptim i ndyrë, i qëllimshëm për të bërë pis procesin. Flitet për qendrat e votimit si do ndahet monitorimi i qendrave të votimit mes dy shtabeve për bashkimin e forcave, një proces normal elektoral ai thotë kam njerëzit këtu a do vish të ndajmë njerëzit kush do shkojë ku” – thotë Gjiknuri.
I pyetur pse thotë që do sjellë ca “çuna problematikë”, ish-ministri thotë:
“Në gjuhën e përditshme se tashi ka edhe intepretime të gjuhës shqipe, njeri problematik është një njeri që është içik më gjaknxehtë, ose është içik më i fortë se tjetri, përballon, ka natyra shumë të qeta, edhe ne brenda familjeve kemi njerëz içik problematik, më gjaknxenhtë, më i gatshëm të përballet me situatë fizike, ka njerëz më të urtë, por që asnjë ska qenë aty me qëllime kriminale”
Emisioni i kërkoi një prononcim edhe Ymer Lalës, për ta pyetur në lidhje me bisedat e që janë përgjuar, akuzat publike ndaj tij.
Referuar audio-përgjimeve, ai ka takuar “bablokun”, kryeministrin Rama.
Lala fillimisht u tregua i gatshëm që të fliste, por më pas në mënyrë të beftë refuzoi të ishte pjesë e intervistave – shkruan faqja online e emisionit.
d.a. / dita




CNE ZAGARET E EDROGES TE BLEJNE VOTA??
NUK BO VAKI KJO PLAKO.