Meta kërkon një “këshill politik për drejtësinë”, zbardhet platforma me 14 pika

J L

Zbardhet platforma me 14 pika e paraqitur nga Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme.

Në platformë Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik në nivele të larta, për të adresuar çështjet që lidhen me drejtësinë dhe çështje të tjera të integrimit.

Platforma daton para shembjes së Teatrit ndërsa dje Presidenti e ka diskutuar gjerësisht me partitë opozitare dhe më pas edhe me Ambasadorët e vendeve të BE-së.

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • U be me ne fund dhe presidenti me kushtetute.Se ky ka kushtetuten e vet.Mjer ju kujt ja keni dhene votat gjith keto vita,se voten time se ka pare dhe as ka per ta pare sa te jete gjalle.

  • Me beni mua kryetar te atij keshillit, si shqupis i devotshem do i zbatoj urdherat e Salikriminelit e te Likefloririt deri ne vetemohim. Aman Like, he ta hongsha te trashin.

  • Pika 1 e pergjithshme dhe pa detyra specifike; thjesht moral. 2. Nje udhezim i tepert. 3. E drejte. 4. Hiq e mos e keput? Kompromis, apo cfare? 5. Perfundimi merret per zgjidhje. 6. KED i politizuar?!. 7. E rregullt, ne te kundert del posti i presidentit fuorigiocco! 8. E rregullt, kjo pakete eshte huazuar nga Hitleri dhe Enveri. 9. Kjo eshte teresisht e kundert me parimin: populli udheheq. Cdo ndryshim ne Kushtetute duhet bere me votim popullor, ne te kundert kot qe quhet Ligji Themeltar! 10. Pike proceduriale pa rendesi fare. 11. Moral! 12. Mish-mash i panevojshem; ketu kemi bashkim te ekzekutivit me gjyqsorin, gje e ndaluar kjo! 13.Gjykata Adminis. duhet ti koordinoje vete punet e saja, ne te kundert humbet panvarsine e saj si gjykate! 14. Moral i panevojshem!
    Gjithe kjo katrahure vjen se i gjithe Legjislacioni, duke filluar nga Kushtetuta, eshte nje xhungel e dhuruar nga miqte tane dhe te Edit! Populli le te dale e te haje bar, por jo shume, se s’ngelet per delet.

  • “KESHILLI POLITIK I DREJTESISE”ESHTE BYROJA POLITIKE “SKUADRONI I VDEKJES” PER EKZEKUTIMIN E REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT

    Kryemafiozi i Ballkanit Ilir Meta, alias Like Floriri heq edhe masken e fundit te varrmihesit perserites te Shqiperise !

  • Syceltesi

    KUVENDI 1 SALIKJA 3 … APO ORVAJTJE
    PER GRUSHT TE BUTE SHTETI !?

    – Ilir Meta shpall platformen e Byrose Politike te partise “ Keshilli Politik per Drejtesine” shqiptare

    – Levizje e re politike apo “ Skuadron Vdekjeje” per ekzekutimin e Reformen ne Drejtesi e Vetingun !

    – Ilir Meta ne pranga per tentative per grusht shteti

    – Cfare pret Kuvendi dhe SPAK-u !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi i Ballkanit Ilir Meta, alias Like Floriri heq edhe masken e fundit te varrmihesit perserites te Shqiperise !
    Kuvendi 1 Meta 2 + Avokatja politike “ Popullit “ te pazarlleqeve politike Rama- Basha te 17 majit 2017, pra Kuvendi 1 Meta Berisha 3 eshte tentative per grusht te mirefillte shteti dhe permbysje te rendit kushtetues dhe varrosja e Republikes Parlamentare, eshte kthimi i Shqiperise ne nje Republike Presidenciale, pra ne nje dinasti te ilir Metes dhe Avokates se Popullit , Avokates se Saleh e Argita Berishes.
    Nese drejtesia shqiptare rivihet nen shkopin e dirigjentit politik te SaLikes dhe te politikes se SaLikekracise a kujtdo qofte ky do te ishte guri i varrit jo vetem i Reformes me Drejtesi dhe Vetingut por edhe i demokracise dhe vete Shqiperise !
    Ja pse ambasadorja e aleatit kryesor strategjik dhe mikut me te madh te shqiptareve ne kohet me te veshtira to be or not to be, SHBA-se dha alarmin dhe kushtrimin per vrasjen e Reformes me Drejtesi dhe Vetingut qe ne djep nga pazaret e felliqta te politikes antishqiptare te politikaneve me antishqiptare me historine e Shqiperise !
    Ilir Meta eshte politikani me i degjeneruar dhe me i korruptuar ne keto 107 vjet te shtetit shqiptar.
    14 pikat i komplotit te tij antikushtetues jane 14 plumba ne zemren e Kushtetutes dhe Drejtesise shqiptare vetem e vetem per te shpetuar kokat e Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit “!
    14 pikat e “ Keshillit Politik per Drejtesine” shqiptare jane 14 plumbat e levizjes politike qe ai lancoi dje e sot qe automatikisht e shkarkojne ate nga posti i Presidentit per shkelje dhe dhunim flagrant te Kushtetues, cka jo Komisioni i Venecias po as Komisioni i Zotit vet nuk mund ta shpetoje nga shkarkimi dhe as nga burgu vetem e vetem per kete akt pa llogaritur nje mal me krime e korrupsion te hapur me ze e me figuren e tij faqe mbare shqiptareve kudo qe jemi dhe faqe mbare Botes!
    Ilir Meta e Sali Berisha jane jo vetem turpi por edhe fatkeqesia me e madhe e shqiptareve, e mbare Shqiperise dhe kombit shqiptar !
    Shqiptare vigjilente, syceltesi perballe ketyre perbindeshave, ketyre kucedrave te pangime me gjak e me djersen shqiptareve dhe pasurite e tyre e te Shqiperise !
    Cfare pret SPAK-u !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise !?

  • Ilir Meta , me cilesine e presidentit te vendit , po tenton hapur te kryeje GRUSHT SHTETI ! Ku e gjen te drejten ky nazist , te veshe me pushtet absolut nje krijese te tille jashtekushtetuese , si e quan ai “Keshill Politik ” . Cili ligj apo nen i kushtetutes e parashikon nje keshill te tille ?! Pra , I.Meta kerkon te beje pazar , se kush dhe si duhet ta marre e mbaje pushtetin !
    Per kete lloj pazari , me duket mua , e ka fjalen znj.ambasadore e SHBE-ve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *