Jemi në mesin e muajit Maj, dhe shumë prej nesh po marrin avantazhet e para të diellit . Por duhet të tregohemi të kujdesshëm! Shumë nga ne mund të mashtrohen nga dielli pranveror, sepse kjo stinë është më e freskët dhe nuk mund të kuptojmë se sa rreze dielli jemi duke marrë kur jemi jashtë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se lëkura jone është totalisht e pambrojtur pas disa muajsh e fshehur në shtresat e veshjeve gjatë dimrit. Tani e dimë mirë se dielli përshpejton plakjen e parakohshme të lëkurës dhe melanomat (njollat kafe të lëkurës).
Më poshtë do të gjeni këshillat tona për të mbrojtur veten nga dëmtimi i diellit këtë pranverë dhe verë:

-Ekspozimi gradual në diell: Ekspozimi i papritur ndaj rrezeve të diellit, pas një dimri të gjatë është një goditje e forte për një lëkurë të zbehtë dhe të pambrojtur. Mos u tregoni të paduruar për të marrë ngjyrë të menjëhershme. Mundohuni ta mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e diellit duke kaluar vetëm disa minuta në diell çdo ditë për të kufizuar ‘goditjen’ potenciale.
-Përdorni krem mbrojtës nga dielli: Ajo që duhet të bëjmë është të përdorim një krem me faktor mbrojtës nga dielli, të përshtatshëm në çdo kohë, por shumë prej nesh nuk e marrin këtë këshillë seriozisht.
Në këtë periudhë të vitit, ju mund të zëvendësoni kremin hidratues që keni përdorur gjatë dimrit, me një krem mbrojtës me SPF për t’u mbrojtur kundër plakjes së parakohshme dhe shfaqjes së melanomave. Sot, kremrat mbrojtës janë në dispozicion për t’u blerë në një shumëllojshmëri të formave. Sipas llojit të lëkurës dhe nevojës që ka lëkura juaj, ju mund të zgjidhni
-formatin e kremit për fytyra të thata dhe të dehidratuara
-formati i emulsionit është pak më i lëngshëm se ai i kremit, kështu që përthithet më lehtë nga lëkura
-formati krem, por me përbërës ‘anti –akne” për lëkurat e reja problematike
-formati krem me përbërës anti-spot për lëkurat që kanë njollë kafe, i cili ndihmon në zbehjen dhe zvogëlimin e përmasave të tyre
-formati i kremit mat ose “anti-shine” është mjaft i përdorur nga personat me lëkurë të yndyrshme. Ky lloj kremi ndihmon në uniformimin e yndyrës së lëkurës dhe eliminon “shkëlqimin” e ekzagjeruar në fytyrë.
Formati i kremit me përbërës anti-rrudhë
-formati i kremit me pak pigment që mund të përdoret edhe në formën e fondatinës
Kur zgjedh mbrojtjen e diellit, gjithmonë lexoni etiketën për të kuptuar nivelin e mbrojtjes të ofruar. Produktet që përmbajnë një SPF nën 15, nuk do të ofrojë lëkurën tuaj mbrojtjen e nevojshme. Përdorni një SPF të paktën 30 dhe ri-aplikohen çdo dy orë.
-Mbroni fëmijët tuaj: Sa më i ri je, kur lëkura juaj është e ekspozuar ndaj diellit, aq më i lartë është rreziku i zhvillimit të kancerit të lëkurës në jetën e mëvonshme. Mbroni lëkurën e ndjeshme te fëmijëve tuaj me mbrojtje maksimale në dispozicion. Pigmenti mbrojtëse në lëkurën delikate të fëmijës është shumë më i ulët se në rastin e një të rrituri dhe sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar plotësisht dhe trupat e tyre nuk mund të mbrojnë veten e tyre në të njëjtën mënyrë.
Produktet vetënxirëse: Këtë sezon produktet vetënxirëse janë bërë trendi i momentit. Ato janë përmirësuar shumë në vitet e fundit. Vetëm duhet të keni kujdes kur t’i aplikoni. Para se të vendosni në lekurën tuaj, ajo duhet të jetë e larë dhe e mirë hidratuar për të shmangur shfaqjen e vijave apo njollave. Këtë sezon është hedhur në tregun farmaceutik edhe “dorashka vetënxirëse”. Kjo është një metodë e re, dhe më e lehtë për t’u aplikuar. Këto metoda vetënxitëse shpesh janë jetëshkurtër.
Shmangni solarët: Solarët lëshojnë nivele të rrezikshme dhe të drejtpërdrejtë të rrezeve UVA dhe UVB.
Mos u largoni plotësisht nga dielli: Dielli është një burim natyror i vitaminës D të cilat trupat tanë kanë nevojë për dhëmbë të shëndetshëm dhe kockat.
