Këshilla nga KE-ja/ Mund të bëni “shpëlarje të parave”, por vetëm në rrobalarëse (Video)

Bora Basholli

Ju ka ndodhur aksidentalisht që të harroni të holla letre në xhepin e pantallonave dhe këto të përfundojnë në rrobalarëse?

Nëse e keni menduar si problem, Këshilli Evropian ua heq këtë merak.

Në një video të publikuar para pak ditësh, KE-ja, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e valutës evropiane, tregon se bankënota ka rezistencë ndaj ujit, të ftohtit, të nxehtit (jo flakës), kimikateve, shtypjes, hekurosjes dhe zhubrosjes, sado të theksuara qofshin ato.

Eksperimenti sigurisht u fokusua te aksidenti më i shpeshtë, ai i futjes së parave në makinë. Por videoja shfaq qëndrueshmërinë e bankënotës edhe ndaj ujit.

Mjafton që ajo të teret dhe gjithçka kthehet në vlerën normale

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • O BE -JA FAMOZE E KOMUNSTES HIPOKRITE MOGHERINI:

    Tregojani kete bercalete Linda Lavatrices te Edvin Droges

    sepse:

    Keshtu ngjit me mire

  • O BE -JA FAMOZE E KOMUNSTES HIPOKRITE MOGHERINI:

    Tregojani kete barcalete Linda Lavatrices te Edvin Droges

    sepse:

    Keshtu ngjit me mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *