Nga Shaban Murati
Shënim nga blloku diplomatik
Burime diplomatike bëjnë të ditur që në 22 shkurt në takimin e ri në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve të delegacionit të Kosovës dhe të delegacionit të Serbisë ndërmjetësi i posaçëm i BE në dialog, Miroslav Lajçak, ka vendosur si çeshtje qendrore të rendit të ditës “asosiacionin e komunave serbe”.
Me këtë rast si diplomat i vjetër kam një sugjerim që të mos pranohet ai prioritet sllovako-serb, sepse i kundërvihet formulës së presidentit amerikan Bajden për çeshtjen qendrore, ku duhet të prioritarizohet dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësit Lajçak i duhen drejtuar disa pyetje.
Pyeteni Lajçakun nëse Çekosllovakia e tij i dha leje pas Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë së mundur që ajo të bënte organizimin administrativo-territorial të pakicës gjermane në Çekosllovaki? Pyeteni nëse i dha leje Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë së mundur që ajo të bënte organizimin administrativo-territorial të pakicës gjermane në shtetin sovjetik? Pyeteni nëse i dha leje Polonia pas Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë së mundur që të bënte ajo organizimin administrativo-teritorial të pakicës gjermane në shtetin polak?
Lajçaku dhe lajçakët e lobit diplomatik filoserb në BE, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare për sovranitetin e shtetit në territorin kombëtar, vendosin në qendër të dialogut të drejtën e Serbisë së mundur nga NATO në vitin 1999 që të bëjë dhe të diktojë organizimin administrativo-territorial të pakicës serbe në Kosovë në formën e një mini “serpska republika”, pra të një bombe me sahat, që po hedh në erë shtetin e Bosnjë-Hercegovinës, dhe që Serbia po e planifikon që të hedhë në erë edhe shtetin e Kosovës.
Asnjë ligj ndërkombëtar nuk e detyron qeverinë e Prishtinës t’i bindet verbërisht apo të zbatojë disa angazhime të gabuara dhe të dëmshme për sovranitetin nga qeveritë paraardhëse. As praktikat ndërkombëtare dhe as praktikat kombëtare të shteteve sovrane nuk japin një shembull apo një precedent të dhënies një shteti tjetër të së drejtës sovrane të organizimit administrativo-territorial brenda territorit të shtetit.
Me të drejtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur si të papërputhshëm me Kushtetutën e Kosovës këtë projekt të “asosiacionit të komunave serbe” në Kosovë. Qeveria në Prishtinë duhet t’i bindet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe jo Lajçakut.
Një angazhim i gabuar i një qeverie të mëparshme të Kosovës kurrsesi nuk mund të jetë detyrim ligjor për qeverinë e sotme. Janë me qindra raste në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Ballkan, në Europë dhe në botë, kur qeveritë kanë hedhur poshtë marrëveshjet e gabuara dypalëshe të qeverive paraardhëse.
Qeveria e Prishtinës e ka më të lehtë marrjen e qendrimit për refuzimin, sepse ajo, që quhet “marrëveshje për asosiacionin e komunave serbe”, nuk është marrëveshje në kuptimin juridik dhe klasik të fjalës.
Nuk është një marrëveshje e arritur dhe e nënshkruar midis qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, dhe nuk ka as emblemat zyrtare, as testatot zyrtare të shteteve përkatëse dhe as vulat zyrtare të të dy shteteve dhe nuk ka ofiqet zyrtare bashkëngjitur emrave apo firmave të kryeministrave si kryetarë qeverie të dy shteteve sovrane.
Pra janë angazhime politike të qeverive të mëparshme, të cilat juridikisht nuk i pranon dhe as nuk i konsideron si dokumenta juridike të vlefshme asnjë gjykatë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kryesorja që del si konkluzion:
1-Një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për “asosiacionin e komunave serbe” nuk duhet diskutuar kurrsesi përpara arritjes së marrëveshjes për njohjen reciproke midis dy shteteve.
2-Dialogu politik midis midis Kosovës dhe Serbisë duhet t’i përmbahet në rendin e ditës së bisedimeve prioritetit të përcaktuar nga presidenti amerikan Xho Bajden për qendërzimin e dialogut në njohjen reciproke.
Devijimet tematike, që kërkon Serbia dhe i fut në rendin e ditës Lajçaku, nuk janë detyrim për Kosovën. Formula diplomatike Bajden duhet të jetë prioriteti primordial dhe platforma e qeverisë së Kosovës në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.

TAMAM: Dialogë për njohje të ndërsjelltë. Asnjë lëshim pa njohjen përkatëse; pa reciprocitet fqinjësie. Organizimi i brendshëm i komunave sërbe, çëdhtje e Kushtetutës së shtetit sovran Kosovë, ngjashmërisht organizim si i komunave shqiptare në Sērbi.
Pikërisht kështu, më drejt dhe më saktë s’ka si thuhet. Argumenti për pavlefshmërinë juridike të themelimit të asociacionit serb i asgjëson të tëra pretendimet e shtetit serb dhe e të gjitha palëve që duan t’i imponojnë Kosovës orekset e tyre destabiluzuese. Madje Kosova, me ligjikën e argumentin që parashtron zoti Murati, në të gjitha marrëveshjet që mund të arrijë me Kosovën duhet të firmosë si shtet, me të tërë treguesit zyrtarë të një shteti.
Kush ka sy te lexoje, kush ka vesh te degjoje, kush ka mend te kuptoje!
Z. Murati, fat qe ne krye te qeverise se Kosoves eshte z. Kurti, te cilin si te pakorruptuar, nuk e terheqin dot prej hunde.
Kam bindjen e plote qe delegacioni i Kosoves, do kerkoje shpjegime per axhenden, dhe asesi nuk do bjere dakord.
Edhe Perendimi iu zotua Gorbacovit
ne 1989-90 se nuk do hapej ne Lindje, por sot eshte deshira e qeverive lindore qe kerkojne anetaresine ne NATO.
Kosovaret vetem ne se jane qorra, idiote te trashe ose tradhtare si puna e Sali Berishes me te tjere ne Shqiperi. Gjithe veprimet dhe deklaratat pa dorashka te Viçiçit, tregojne haptazi qendrimit serbe per te gllaberuar Kosoven. Situata me Rusi, Ukraine I jep kuraje dhe pergatitjet jane te hapta dhe te fshehta. Vizita e Micotaqit ne Beograd s’ka asnje shpjegim tjeter. Serbet te marrin Kosoven, ne rastin me te pare oportun me ndihmen ruse dhe greket te realizojne planet e vjetra me Shqiperine e Jugut, me ” republiken greke” te minoriterit.
Shqiptaret s’kane as ushtri as arme. Te pakten kjo eshte logjika e gjitoneve tane.
Shiko endra me sy hapur shiko , ti Aleksander (Mahmut , desha te them , se Aleksander , te ri nje çike gjere) . Micotaqi nuk duhet te vizitoje Serbine , ndryshe dyshohet se po komploton kunder Shqiperise dhe keshtu , serbi do mare Kosoven e greku Shqiperine . Mendte tende o Mahmut , as gomari i nje fshatari nga Peqini mos i paste , se pastaj humbet rrugen dhe nuk gjen dot shtepine . Po pse , more kar , bota harap u be dhe kushdo mund te beje sipas qefit ? Po pse , greku do komplotoje pikerisht tani per te pushtuar Shqiperine (antare e NATO-s) , e nuk e ka bere ne shekuj kete pune , neve grekun e kemi fqinj mijra vjeçar , apo na i ka pasur friken ? Kur u be edhe çdo idiot e injorant te jape mendime gjeostrategjike si ky Mazllumi i mesiperm , hapu o dhe….te futemi .
Debili I 9 vjeçares, shko pi ilaçet e alergjise filogreke! Shko bej dhe ca shkolle tek Plepat dhe te dhjaku Janulla mjekercjapi, pastaj ec e fjalosu me Erdogan-pellazgjikosin se qenke me trap se ai.
PYETENI LAJÇAKUN:
1- Çekosllovakia e tij, a i dha leje pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermanisë së mundur, që ajo, ta bënte organizimin administrativo-territorial të pakicës gjermane në Çekosllovaki?
2- A i dha leje Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë së mundur, që ajo të bënte organizimin administrativo-territorial të pakicës gjermane në shtetin sovjetik?
3- A i dha leje Polonia, pas Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë së mundur, që të bënte ajo, organizimin administrativo-teritorial të pakicës gjermane në shtetin polak?
DHE GJITHË LAJÇAK-ËRIT E TJERË…
Ambasadori ynë i shquar, vetëm një togfjalësh ka gabim në Analizën e sotme: …“si diplomat i vjetër që jam”…
Jo zotëri! Ju nuk jeni “një diplomat i vjetër”. Jeni i vetmi Diplomat i aftë dhe intelektual patriot, që i keni mbetur Kombit, e jo thjesht vendit, që i thoni të vërtetat e mëdha jashtë dhëmbëve.
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
Reagim i diplomàti dhe intelektualit tê shquar Shaban Murati, ndaj Mir-o sllav Lajçakut e gjashmêve tê tij, duhet lexuar, rilexuar e patur parasysh nga lidershipi politik shqiptar nê Prishtinê e Tiranê, por edhe nga krejt faktori mik euroatlantik, si dhe ai jomik. Po tê dilte vetê Zoti e tê fliste mbi pretendimet djallêzore serbo-ruse nê Kosovê me siguri do thoshte po kêto, qê i ka thênê tashmê me gojê e mendjendriturit SHABAN MURATI..!
Serbia humbi luften me NATOn ne vitin 1999, por nuk doli pa gje nga kjo lufte.
Marreveshja e Rambujese, e la Kosoven territor te Jugosllavise me Rezoluten 1244.
Ne shqiptaret fluturojme.
Berisha ka qene kunder marreveshjes, lakohet shpesh ne politike.
Ishin amerikanet dhe BE qe i benin presion delegacionit shqiptar te firmosnin edhe kur draftet e paraqitura, i jepnin Kosoves ndoshta dhe me pak se autonomia ne kohen e Titos.
Keto gjera na i argumenton me mire Bedri Islami qe ka qene prezent.
Mos u merrni shume me JO’ n e Berishes.
Delegacioni shqiptar eshte detyruar te firmos Marreveshjen e Rambujese qe u permiresua, thjeshte, duke besuar tek Amerika.
Jugosllavia nuk ekziston me, do thoni ju.
Une po ju them se ekziston.
Serbi, Mali i Zi dhe Kosova, kane formuar Jugosllavine.
Kane te njejtin kod nderkombetar.
Ka nje Marreveshje te Fshehte me dakordesi edhe me faktorin vendas ne Malin e Zi, Kosove, Shqiperi dhe Serbi, dhe praktikisht Jugosllavia eshte formuar, vetem nuk i ka dale tymi.
Per te permbysur kete realitet duhet pune dhe jo llafe.
Shkurt, BE ka formuar Jugosllavine, nuk eshte me ne dore te Albin Kurtit kjo pune.
Vetem SHBA mund te ndryshoje realitetin.
Pra, praktikisht, edhe Mali i Zi qe ka fituar pavaresine e plote, ndryshe nga Kosova, trajtohet si Republike brenda Jugosllavise.
Kjo eshte dhe arsyeja pse u rrezua qeveria, sepse u zgjuan dhe jane gati te bejne Abazovic kryeminister per te ruajtur pavaresine.
Ka dhe shqiptare dhe politikane ne Kosove qe jane pajtuar me kete realitet.
Ne Rambuje, Kosova duhej shkeputur nga Jugosllavia dhe Serbia e te kalonte protektorat, sipas planit te Rugoves.
Kete kerkonte dhe delegacioni shqiptar, por e lane me nje kembe nen Serbi.
E para here qe pas viteve80 po trajtoni nje problem delikat drejt dhe papolitizim’Heronjte’ Kurti dheOsmani ne te ardhmen e afett do te marin valixhet dhe do te ‘drejtojne luften njera nga Kolumbia dhe tjetri nga Norvegjia se’vetvendosesit’ ne Shqiperi dhe Kosove nuk disponojne vendrejtime dhe barra do ti mbetet si gjithmone ne historine shqiptare njerzve si Haradinaj qe kane mbetur se te tjeret jane o ne burgjet e Hages o ne emigracion
Shabe, qe asosacioni i komunave serbe brenda shtetit kosovar eshte nje bombe me sahat, kete e di edhe bufi! Por kete, ti Shabe, duhet t’ia thuash Eshko-barit tend amerikan, dhe jo Lajcakut, i cili -sic the vete ne nje shkrim te para disa javwve- eshte nje hije e Eshko-barit! Sepse per komunat serbe ne Kosove foli edhe Eshkobari!
Mirpo ti Shabe nuk ke bythe t’ia thuash Eshkobarit, por ben monologje, si e si te dukesh patriot dhe ti prezantosh shqiptaret (kosovaret) si njerez te egjer, qe kundershtojne gjithshka serbe! Padiskutim qe asosacioni eshte nje bombe me sahat, por nuk eshte nevoja per patetizmin tend te rremw, por per te treguar se si shteti kosovar -nwse- respekton te drejtat e serbeve ne Kosove permes ligjeve dhe fakteve konkrete! Mjaft me gjuhe urrejtje, se ja ku e keni cuar ju “patriotet” e mejdanit tani Kosoven! Disa shtete kane terhequr njohjen, dhe amerikani Eshkobar kerkon asosacionin e komunave serbe! Kjo eshte puna tuaj! Vazhdoni sic e keni nisur se bukur po e perfundoni!