Në epokën moderne, të gjithë kërkojnë rezultate të shpejta. E njëjta kërkesë vlen edhe për kilet e tepërta dhe kryesisht ato në zonën e barkut. A ka një mënyrë të shpejtë për të hequr dhjamin që akumulohet aty?
Pa iu drejtuar alternativave të kushtueshme si liposuction (thithja e dhjamit), mund të thuhet se shkrirja e dhjamit në këtë zonë të trupit varion nga personi në person. Çdo femër ka forma të ndryshme trupore, stil jete dhe faktorë gjenetikë të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse me të njëjtën strategji për rënien në peshë, njerëz të ndryshëm kanë rezultate të ndryshme.
Por pavarësisht kësaj, studiuesit thonë se ushtrimet intensive dhe një dietë e përshtatshme mund të na japin barkun që dëshirojmë.
Shmangni ushtrimet fizike me intensitet të ulët dhe përpiquni të tonifikoni muskujt. Kjo nuk do të thotë të stërviteni çdo ditë nga katër orë. Ushtrimet duhen alternuar me ditë. Rekomandohen 3 ditë në javë, por nëse trupit tuaj i duhet më shumë kohë për t’u çlodhur, mos hezitoni të pushoni.
Një tjetër aleat për të pasur një bark të sheshtë janë proteinat. Ato ndihmojnë në rritjen e muskujve, çka do të thotë më pak dhjamë. Mos konsumoni ushqime të përpunuara si salsiçet apo proshuta dhe shtoni sasinë e perimeve në dietën tuaj.