Vajza, nuk mund ta mohoni se dobësia juaj më e madhe është pazari. Dhe kur ecim përpara vitrinave të bukura plot artikuj në modë është e pamundur të mos të bëhemi “të çmendura për shopping”. Megjithatë, shpeshherë një ditë shopping-u që duhet të jetë e këndshme dhe relaksuese mund të kthehet në makth. Mos gjetja e veshjeve, apo pajisjeve që keni nevojë, mos gjetja e madhësisë, apo ngjyrës tuaj të preferuar dhe të kthehesh në shtëpi e lodhur janë disa nga gjërat që e transformojnë përvojën e blerjeve në një torturë. Kështu që, herën tjetër që shkoni në dyqane bëni që jetë një moment argëtimi duke ndjekur këtë plan të pagabueshëm.
Bëni një hetim paraprak
Para së të mbusheni me portofola dhe karta krediti është e këshillueshme që paraprakisht të kryeni një “studim tregu”. Vizitoni gjitha dyqanet që ju mund të krahasoni çmimet, ofertat dhe cilësinë. Nuk duhet të nënvlerësoni asnjë vend madje provoni të kontrolloni edhe dyqanet online. Do të keni më shumë opsione për të vendosur se çfarë ju pëlqen.
Bëni një plan
Pas hetimit dhe zgjedhjes së dyqaneve përgatit një itinerar dhe rrugët më të përshtatshme për t’i vizituar të gjitha dyqanet. Kjo do ju ndihmojë që të mos ecni pa drejtim dhe të kurseni kohë.
Paracakto një buxhet
Kur me të vërtetë duam të blejmë mund të futemi nëpër dyqanet pothuajse në një gjendje ekstazë. Megjithatë, koha juaj e lumtur përfundon kur shihni gjendjen e llogarisë. Është e preferueshme të caktoni një limit të arsyeshëm dhe t’i përmbaheni atij.
Bëni dy lista
Ne ju rekomandojmë që të keni dy lista: një me gjërat që ju duhet të bëni dhe një ato të cilat nuk janë shumë të nevojshme. Kjo do ju ndihmojë shumë gjatë blerjes.
Përgatitu për gjatë gjithë ditën
Mbaj në çantën tënde një shishe ujë dhe disa vafera. Blerjet mund të të mbajnë të zënë gjatë gjithë ditës.
Kini durim dhe humor të mirë
Nëse doni që punonjësit e dyqaneve tuaja të preferuar realisht t’ju ndihmojnë, më mirë filloni me një qëndrim pozitiv ana juaj. Na besoni, do të lehtësojë eksperiencën.
Provoji të gjitha
Provo edhe ato veshje me ngjyrat tuaja më pak të preferuara, ose ato që kurrë nuk i keni veshur. Mund të merrni surpriza të këndshme.
Shpërble veten
Së fundi, në qoftë se keni kryer detyrat e shtëpisë tuaj dhe bleve si një eksperte, shijo një pije të ftohtë, ose një ëmbëlsirë të shijshme.
O.J
Keto keshilla jane per femijet qeveritar se ata kane banken me vete per niprit e mbesat e Fullanit ku 70 % e popullsis eshte nen nivelin e fukarallekut per ate shtres reklamohen nje dite e shkelqyer shopping-u