Këshillat e dermatologut për t’u dukur më të rinjë

Mila Hysotoci

Ja disa truke të thjeshta për t’u dukur më të rinj.

Fli në shpinë

Unë mund ta dalloj se në çfarë mënyrë fle, – thotë një dermatologe me eksperiencë.  Të flesh nga njëra anë apo përmbys krijon një rrudhë nga njëra anë të faqes. Për një mënyrë më të lehtë në minimizimin e rrudhave, fli në shpinë. Mund të gërhasësh, por do të plakesh më ngadalë.”

Mos e tepro me palestrën

Ora që po kalon në pistën e vrapimit do të të bëjë më të shëndetshëm, por nuk do të bëjë të dukesh më i ri.

Kujdes nga dëmtimi i diellit kur je në timon

Shumica e njerëzve dëmtohen më shumë nga dielli në anën e majtë të fytyrës thjesht për shkak të drejtimit të makinës.

Mos i ndrysho shpesh produktet

Shumica e njerëzve heqin dorë nga produktet e lëkurës shumë shpejt. Një qelize të lëkurës  i duhen 21 ditë për t’u krijuar dhe për të bërë rrugën e saj deri në krye të epidermës.

Ti mund të kesh nevojë për një trajtim me dyll në vend të një ndërhyrje estetike

Kisha një paciente e cila kërkonte të tërhiqte vetullat sepse mendonte se dukej si e zemëruar gjatë gjithë kohës.U deshën 15 minuta, ajo dukej shumë mirë dhe kurseu gjithë ato para.

Qëndro në diell pa kursim

Përdor mbrojtës nga dielli me zink ose dioksid titaniumi, vendos syze jashtë dhe relaksohu. Dielli do të japë efektin e tij të magjishëm.

Mund t’u besosh markave të farmacisë

Përdor marka të kremërave të anti-rrudhave fillimisht. Ato të Olay, Neutrogena dhe Aveeno kanë të njëjtët përbërës aktivë dhe mund të jenë po aq efektivë sa produktet që kushtojnë katër deri në dhjetë herë më shumë nëpër dyqanet e firmave të shtrenjta.

Një krem i mirë mund të të heqë qafe një ndërhyrje kirurgjikale

Sigurisht, klinikat estetike mund të të bëjnë një tërheqje të syve, por ata kanë parë edhe pacientë që kanë patur rezultate të ngjashme me një serum që forcon dhe ngre qepallat.

Mbaje fytyrën të relaksuar

Nëse rrini me fytyra të vrenjtura apo me nerva në mënyrë konstante, do të krijohet ajo vija mes vetullave dhe fytyra do të mbetet ashtu me kalimin e kohës.

Bëjini vetes një nder, qetësohuni dhe buzëqeshni!

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *