Bartolomeo Peliçeli është ai ushtari italian tek filmi “Malet me blerim mbuluar”, të cilin e aktron si personazh i ndjeri Vangjush Furxhi. Eshtë ndër rolet ikonë të kinemasë shqiptare, që njëherësh interpreton një dialogim (ndonëse me stil monologues) po ashtu ikonë, kur takohet me një bashkëatdhetar, ushtar italian të depresionuar, duke u përpjekur t`i japë kurajo.
E ndër shumë batuta, më lapidarja, që vlen për çdokënd që i thotë vetes njeri e jo thjesht dykëmbësh, e po ashtu për çdo kohë, është pikërisht kjo: Ne mbase ushtarë të mirë nuk jemi; por njerëz të mirë e kemi për detyrë të jemi! Dhe është bash momenti e koha, që Sali Berisha, të përftojë nga ky kumt i thellë moral e prekës, i denjë për njerëz jo prej mishi e gjaku, por prej ndjeshmërish që ua vibrojnë fort telat e vetëdijes.
Dy ditë më parë, luajti për të “n-tën” herë kartën e sulmit ndaj kundërshtarit me turlilloj sajesash e detajesh nga e kaluara, historike e shëndetësore, që edhe sikur të jenë të vërteta, nuk kanë kurfarë vlere para një realiteti akullsisht të vërtetë: Populli e ka larguar me votë nga pushteti! Ai pati jo pak, por dy herë një shans të madh sa qe në udhëheqje, që ta bindte popullin e tij, se është një udhëheqës i drejtë, i aftë, me moral të lartë e aftësi shtetformuese. Nuk ka lënë asgjë nga virtytet e mësipërme. Përkundrazi.
Nga sjellja e tij politike, askush nuk mundet të vjelë diçka të vyer: qoftë në aftësitë si shtetar e qoftë si set-in moral të vlerave që përçon. Nuk është aspak tragjike nëse dështoi si qeveritar e udhëheqës; tek e fundit askush nuk e mohon që ka qenë një mjek i mirë, e madje shumë i mirë; një personalitet në mjekësi.
E keqja qëndron se po dështon thjesht për të qenë njeri. Ndaj, ja vlen t`ja rikujtojmë Peliçelin dhe fjalët e tij të arta, sikur do ja thoshte drejtpërdrejt e në vetën e dytë njëjës: Sali, ti ishe doktor mirë; do doje të bëheshe një udhëheqës i mirë, por dështove. Njerëzore është. Por më njerëzore dhe e detyrueshme, është të mbetesh njeri i mirë. Jo a e bën dot, por duhet ta bësh. / Ermir Hoxha

E ke shkruar kot kete artikull ,i nderuar Ermir,sepse nuk ja vlen ! Sali Qen Berisha eshte Antinjeri! Eshte Vampir!
Vezhgimet e tua Ermir me vijne simpatike. Jane te shkurtra, nuk te lodhin t’i lexosh dhe godet ne shenje me aq pak paragrafe. Komplimente!
Derri do plumb i nderuar Ermir, nuk do shkrime dhe krahsime.Edhe tani qe ra nga fiku sillet si derr jo si njeri.
Berisha ,vetem njeri .nuk mund te behet ,se ai ka ligesi ne shpirt !
Ben shum mire qe thumbon o Ermir, por atij pseudo-njeriu nuk i ben pershtypje thumbimi jot prandaj mos u lodh kot me shkrime thumbuese me te. Drejtesia duhet te merret me te, thumbi i drejtesise i vjen hakut atij antishqiptari.
Edhe mjek i mirë, madje shumë i mirë nuk duhet të ketë qenë se përndryshe do të kishte vazhduar kontributin në mjekësi dhe jo ta bënte paçavure të Europës një shtet të tërë.
Ku e gjete ti ermir personalitetin e berishes ne mjeksi?Djali i personalitetit te vertete ne mjeksi Dr,Maksut Derrasa shkroi dje ne kete blog,qe doktoraturen ja ka firmosur Lufter Xhuveli me nderhyrjen e Prof. Ylli Popes si komunist! Berishes i ben muuuuuuuuuuu xhahil-lleku si Zhelal Mziut.
ik more koqe kanari e sali k…..
Mjek i mire ….Sala ha…ha… farso komedi e madhe, e vetmija gje qe mund te bente ishte bridhte me hepruvetat e mbushura me urine te bllokmeneve ne xhepat e pardesyse se bardhe qe ja kishte dhuruar sigurimi i shtetit, dhe me fecet e tyre te futura ne kuti shkepsesh, ku i provoj delenxhiu arritjet e mjeksise
Ai po te ishte mjeke i mire nuk behej sekretar i Partise Komuniste .Ai pati fatin te merej me shuren e Enver Hoxhes qe e conte ne France per analiza.
Ai bene keq jo se do por se eshte i tille.
Ditet e fundit Spartak Ngjela e ka then duhete te veje ne burge ,perdryshe edhe Rama ta dorzoje kariken.
Mos ma shani SALIN se e dua me shum se shqiperin.
” Ai pati jo pak, por dy herë një shans të madh sa qe në udhëheqje,….”
Vertet ai pati shansin e madh qe te tregonte se ishte udheheqes. Kjo sidomos se ai u be nuse per se dyti here. Por kete here te dyte ai eperdori ne sensin e keq , per tu hakmarre me shqiptaret nisur nga fiksimi i tij apo nga detyrimet ndaj ustallareve qe e udhezojne se fajin per gjithe prapesite qe ka sjelle per kete vend ja kane shqiptaret. Nje komunist i keq i gdhendur ne kallepe te ngurta nuk mund te ndryshoje per te miren e njerezimit . Fatkeqesia eshte kur ky tip merr pushtet dhe e perdor ate ne menyre te shfrenuar.
Shqiptaret duhet te nxjerrin mesim nga ky prototip i pa perseritshem dhe unikal ne gjithe koherat.