Zgjidhet ngërçi në Këshillin Bashkiak, Basha dorëzohet

anazapta

Zgjidhet ngërçi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Dy thirrje për mbledhje në të njëjtin orar, nga Zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi dhe nga kreu i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi kanë mbledhur në sallën e mbledhjes këshilltarët e majtë dhe të djathtë, për të parën herë pas muaj bllokimi. Këshilltarët e majtë dhanë konsensusin që mbledhja të drejtohej nga zoti Ndroqi, i cili përshëndeti dhe rikthimin në normalitet të këshillit, si domosdoshmëri për tu shërbyer qytetarëve. “U kërkoj ndjesë qytetarëve të Tiranës, në emër të kujtdo që e mbajti peng këtë këshill. Kemi humbur shumë kohë. Dua të filloj menjëherë nga rendi i ditës, kam një propozim mbi tavolinë të ardhur nga kryetari i Bashkisë për një shtesë fondi  në buxhetin e njësisë bashkiake numër 11 për dhënien e një ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga përmbytja e datës 16.10.2013” tha Dalipi. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi menjëherë pas zgjedhjes për detyrën, Aldrin Dalipin. Basha përshëndeti të gjithë këshilltarët për maturinë dhe mençurinë që arritën të tejkalojnë këtë ngërç, që sipas tij, nuk i shërbeu për asnjë ditë Tiranës.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *