Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton me votat e mazhorancës Buxhetin e viti 2016 për kryeqytetin. Në mbledhje u miratua edhe Paketa Fiskale.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh, 39 % e të cilit shkon për investime publike.
“Buxheti është më ambiciozi i bashkisë së Tiranës prej vitesh. Jo vetëm se territori i bashkisë është 25-fishuar, por edhe të cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë do të kemi një buxhet për Tiranën prej 120 milionë dollarë, tre herë më i lartë se buxheti i shkuar”, – u shpreh kryebashkiaku.
Në këto muaj të qeverisjes së Tiranës, Veliaj tha se ndryshimi i kryeqytetit në ndriçim, rrugë, puseta, kanalet kulluese dhe pastërti, është i dukshëm.
“Tirana ka ndryshuar dhe për këtë flet puna jonë, është një qytet më i pastër, rrugët, puseta, ndriçimi, gjithçka ka nisur të përmirësohet. Tirana sot vjen era qytet, dhe bashkia era bashki për të gjithë qytetarët”, – tha Veliaj.

Me se e vertete qe Tirana ka ndryshuar. Urime per kete! Por une do te ndjehem qytetar i saj kur uji qe rrjedh ne rubineten e shtepise time, te jete i piishem. Kjo eshte e para arritje e madhe qe duhet te prekim. Kurresesi nuk mohojme ato qe po arrihen me nje shpejtesi te admirueshme.
Nuk me besohet qe nje nivel i tille i maskarallekut, papergjegjshmerise dhe injorances, gershetuar fort me njera tjetren, te na perplasen ne fytyre nga ca halabake qe ngrefen maje pushtetit.