Këshilltarët e këshillit Bashkiak Sarandë kanë festuar festën tradicionale të mbylljes së vitit. Këshilltarët janë mbledhur për drekë në një nga restorantet e qytetit.
Ndryshe nga seancat e këshillit Bashkiak ku vështirë të thuhet se bëhen bashkë këtë radhë ata kanë festuar me njëritjetrin. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka. Këshilltarët kanë biseduar, kanë shkëmbyer urime e kanë ngritur “dolli për elektoratin”, si dhe janë argëtuar nën tingujt e muzikës live me këngëtarë. Dreka e fundvitit është shtruar nga Bashkia e Sarandës.
Ndërkohë që ditën e nesërme dt. 27.12. 2015 do të jetë edhe mbledhja e fundit e këshillit bashkiak për këtë vit.
Mbetet për t’u parë nëse edhe kjo mbledhje do jetë pa debate.

