Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Rritje me 42% të investimeve publike

Edlira Shehu

Kryeministri Edi Rama deklaron se sipërmarrja është një nga përparësitë e qeverisë në këtë mandat të dytë dhe për këtë ai përmendi krijimin e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen.

“Me rolin e avokatit të sipërmarrjes brenda qeverisë, për ta çuar shqetësimin e çdo sipërmarrjeje menjëherë në majën më të lartë të piramidës”, deklaroi kreu i Qeverisë.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama tha se beson që është krijuar një bazë e re ndërveprimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të qenë më shumë aktiv.

Kryeministri ftoi biznesin që të shfrytëzojë Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për të shprehur shqetësimet që ka.

Kryeministri Rama më tej tha se do të ketë një rritje më 42% të investimeve publike dhe se buxheti do të garantojë ecurinë e reformave themelore që i quajti ai. “E rëndësishme në qëndrimin tonë është që investimet publike do rriten me 42 % ndaj 2017 dhe buxheti do garantojë ecurinë e reformave themelore, që nga ajo ne drejtësi tek reforma e administratës publike, administrative territoriale dh reforma  ujit. Po ashtu parashikimi për të ardhurat, të cilat sipas projeksioneve tona do të tejkalohen, është që në 2018 të kemi një rritje 6.3%.”, tha Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se buxheti është katërfishuar në raport me  4 vite më parë. “Dëshiroj që përmes jush të përsëris apelin tim për të gjithë sipërmarrësit që të na vënë në provë. Që të përdorin avokatin e tyre brenda në qeveri që është ministrja e shtetit për sipërmarrjen. Sot kjo temë i kushtohet mbledhjes së buxhetit një teme madhore. Rritja ekonomike ka një përshpejtim relativ, në raport me një vit me pare. Sot jemi në një rritje katërfish nga ajo e katër viteve më parë. Ne do të vazhdojmë t’i thellojmë reformat të bindur se është e vetmja rrugë”, tha Rama.

Këshilli i mblodh për të diskutuar me biznesin paketën fiskale, buxhetin 2018 dhe thjeshtimin e procedurave administrative për sipërmarrjen.

 

Share This Article
4 Comments
  • ME CFARE DO TE BESH RRITJEN FAMOZE TE RILINDJES ENVERISTE O EDI RAMA?

    sepse:

    LEKAT e droges se Sajmes dhe te Habilajve shterruan si ujet ne shkretetire nga dosja italiane dhe taksa Famoze Progresive perfundoi si Kokoshi ne Thele.

    IK O EDI RAMA SE NUK TE BESON ME KUSH NJERI

  • Te gjitha fjalet e EDI RAMES jane broçkulla, mashtrime dhe demagogji.
    Ku jane 300 000 vendet e punes qe do ti hapte gjate mandatit te pare qeverisesh.
    Me kete barbon po na rritet popullsia shqiptare, ne nje kohe qe 56% e popullsise aktuale kerkon te largohet nga vendi. O EDO je nje spurdhjak i lindur.

  • C’jane keto ministri mbi ministri,qe do te thote nje brime ne ujin e qelbur te politikes se Tiranes zyrtare.Mjaft me,populli nuke ka nevoje per fryrje administrate e burokracina,pra cvatje e skema piramidale sikurse borxhi ndaj biznesit,por per shkurtime burokrtike qe ja more shpirtin biznesit ne pergjithesi.Ne kete konteks me te drejte Tahiri deklaroje,”dale,dale,skeni pare gje akoma”.Rama akoma nuke po e kupton se nuke vazhdohet me duke i ra fyllit ne te njejten brime,por si duket leket e pushtetet mbi vete ja kane erresuar shikimin,aqe sa i cirret gazetareve si gangsterrr dhe jo si krieminister.Turp,marri e bashkefajesi sebashku.Ramovicit,berishovicit,metovicit,medijvicit,e bashovicerve, po i soset vaji i kandilit,nuke e shpeton as aleanca ne drite e hije me bashovicin e metovicin, qofte dhe berishovicin e alijevicin apo hoxhervicet bashke.Tashme fatura eshte prere,ai dhe ata vetem se i shton zerrot nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *