Këshilli i Evropës mbështet moratoriumin e gjuetisë

Elton Tafaruci

Ministria e Mjedisit nuk do të tërhiqet nga moratoriumi për gjuetinë. Zëvendësministri Kledi Xhaxhiu i ktheu përgjigje Federatës Evropiane për Gjueti duke nënvizuar se moratorium do të zbatohet.

Nisma e qeverisë ka gjetur mbështetjen e Këshillit të Evropës, ekspertët e të cilit kanë kërkuar miratimit të tij sa më shpejt në kuvend.

Eladio Fernandos Galano, eksperti i KE-së: Këshilli i Evropës përkrah nismën e qeverisë shqiptare për shtyrjen e moratoriumit edhe me 5 vite të tjerë. Nisma shton numrin e specieve të rralla dhe e shpëton vendin nga një gjendje katastrofale. Shpresoj shumë që Parlamenti ta miratojë këtë nismë.

Projektvendimi për moratoriumin 5 vjeçar u bë disa dite me parë nga Këshilli i Ministrave pas përfundimit në muajin mars te periudhës dyvjeçare ku kategorikisht u ndalua gjuetia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *