Këshilli i Evropës: Ndryshoni Kodin Zgjedhor

Bledar Lumani

Këshilli i Europës kërkon nga Shqipëria që të ndryshojë Kodin Zgjedhor.

Kjo, duke qenë se zgjedhjet lokale janë shumë pranë.

Teksa KQZ-ja vijon punën vetëm me 4 anëtarë, KiE bën thirrje për një reformë që ta kthejë atë në një institucion të paanshëm elektroal

KiE vë në dukje se administrata e zgjedhjeve mbetet e ndarë sipas linjave partiake, ç’ka ndikon në efektivitetin dhe paanshmërinë e realizimit të zgjedhjeve kështu që rekomandohen reforma të mëtejshme në këtë aspekt për të siguruar një administratë të paanshme zgjedhore”, thuhet në raport.

Në vemendje të KiE është edhe ngritja e qendrave të numërimit të votave për të cilat vlerësohet se kanë krijuar zgjatje të afatit të numërimit të votave, që kanë ndikuar negativisht në perceptimet e opinionit publik për legjitimitetin e përfundimit të zgjedhjeve.

Kështu që Asambleja rekomandon rritjen e konsiderueshme të numrit të qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme.

Share This Article
2 Comments
  • Duhet te ndryshohet urgjentisht kodi zgjedhor dhe te vendoset sistemi i mepareshem mazhoritar me qellim qe ti jepet mundesia popullit qe te seleksionoje dhe pastroje Kuvendin e Shqiperise nga deputete qe nuk duhet te jene ne parlament e ne politike . Absolutisht qe sistemi aktual zgjedhor nuk eshte demokratik pasi i jep kompetenca per te zgjedhur kryetareve te partive e jo popullit per perfaqesuesit qe do te jene ne Parlament.

  • KE tallin menderen me ne edhe kete kod kodoshi qe Shqiperia ka sot eshte miratuar e aprovuar nga vete ata. Na trajtojne si kavie laboratori ku kryejne ekspetimente. Ndryshime ne kod duhet te behen patjeter, por te nderhyhet edhe ne kushtetetute, ku nga 140 hajdute te behet me 100 hajdute deputet edhe perseri teper jane, te pakten clirojme popullin nga barra e shpenzive per 40 palaco me pak. Shqiperia sot ka nje popullsi prej 2.8 milion banore, ku perseri tendenca eshte largimi drejt shteteve te tjera per nje jete me te mire dhe te sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *