Këshilli i Integrimit, Bregu: Zgjidhni standard e model evropian

redaktor

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu i ka kthyer përgjigje ftesës që kolegu i tij socialist Taulant Balla i bëri opozitës për t’u bërë pjesë e komisioneve parlamentare dhe përkatësisht atij të Integrimit, me qëllim votimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bregu thekson se qëndrimi i demokratëve është i qartë në letrën që ajo i ka dërguar ministres Gjosha.

Zgjidhni një standard e model evropian për funksionimin e këtij Këshilli. Meqënëse strukturat tona në procesin e integrimit janë ngritur sipas modelit kroat, edhe Këshilli Kombëtar le të jetë sipas atij modeli. Të drejtohet nga opozita, me nënkryetar nga shumica e të jetë strukturë tërësisht parlamentare për të siguruar kontrollin parlamentar ndaj qeverisë në këtë proces, por edhe sepse është dëshmi e gjithëpërfshirës aq të domosdoshme në favor të integrimit evropian si axhendë kombëtare,” thekson në postimin e saj zonja Bregu, duke shtuar se pret përgjigje të letrës që i ka dërguar ministres së Integrimit, para 20 shtatorit, datë ku shumica pritet të votojë ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Share This Article
6 Comments
  • po te ishte sistemi kroat moj buc ti bashke me ate llapaqenin plak do te ishit ne burg per bemat qe i keni ba vndit dhe shqiptareve.

  • Me injorante, se keta te PD-se, nuk gjen kollaj.Kokeforte si mushka, eshte karakteristike e njerezve te pa edukuar ose me zhvillim jo normal.

  • Avash moj Linda, avash! Kur ishit ju me nje mazhorance vetem te nje vote, jo vetem nuk vute kryetar asnje te majte ne komisionet e rendesishme, por edhe ne ato komisione qe i vinit,. nuk i perfillnit fare. Apo tani qe u rrezuat nga fiku, kerkoni te respektohet opozita. Jeni bere per te qare hallin sepse thoni: ” Beni si them une e mos beni si bej une!”. Na jeni neveritur me opoziten tuaj te shpifur!

  • Mos u qederos fare moj buce se kjo qeveri do beje 100 here me shume se ty dhe ai plaku i shpifur qe nuk la gje pa shitur dhe shkaterruar,pizevenga tani u kujtuat per demokraci.

  • Ministri integrimi,
    Drejtori integrimi
    Komision integrimi
    Keshill integrimi
    Shoqatat integrimi
    keshilltare per integrimin
    Partia e integrimit
    integrim integrim kur Europa I mbylli dyert per 5 vjet.Ja pra rilindasit po hapin vend pun me bereqet

  • Me hengert mortja mua,per diturit e tua! Kjo me kujton ato drejtoreshat e institutit marx-Leninismit,qe do e integronin Shqiperine ne komunizem.Grate e kongreseve,Nafijet.Kjo ministri e Integrimit duhet shkrire.Te zhvilluar dhe te qyteteruar nje vend nuk e ben ministria integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *