Shtyhet për të martën mbledhja e Këshillit të Mandateve

Bledar Lumani

Është shtyrë për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj, bënë të ditur pas mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm edhe klienti i tyre, e për këtë arsye ajo do të mbahet të martën, në orën 12:00.
Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje.

Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku mbërriti mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër-arrestin.

Nëse edhe këtë herë do të jepet aprovimi, atëherë ndaj Mark Frrokut mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetit belg, ku duhet të vuajë dënimin me burg për akuzën e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, më 5 Mars të vitit 1999.

Share This Article
4 Comments
  • perse e beni kete mblidhjete ju te komisionit mandateve jeni noter noter te prokurorise sa here I teket asje ngre nje akuze per vrasje ne belgjik,kur ne kemi vrasesit e pa ndeshkuar ketu ne shqipri si S.B etj.

  • Mark Froku vret ne Belgjike nje shqiptare me “THIKE”. Arben Froku ( i vellai) vret ne mes te Tiranes, ne mes te dites, oficerin e policies me “THIKE” !!!!!! Opozita fle!!! Popolli hesht!!!!!!

    MAFJA SHTETERORE FESTON ME KRIMINELET E NDERSHEM!!!!!

    SALIU JA LE TURPIN NE PREHRE VOTUESVE, QE TU A HEQE NE KEMBIM TE VOTAVE!!!!
    SI AJO BARCALETA E KURVES SE MOCME, QE JA HIQTE TURPIN PARTIA……
    TANI ESHTE RRADHA TI JEPNI VOTEN SE JA U HEQ TURPIN SALIHJA……..

  • Edhe prokuroria e Dhalles po tall menderen me kete maxhorance , mire Saliu qe ka gjithe jeten qe tallet !!!!!

  • Edhe prokuroria e Dhalles po tall menderen me kete maxhorance , mire Saliu qe ka gjithe jeten qe tallet !!!!! Mjere ne per ke votuam .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *