Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar propozonin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit, Eduard Ndocajt.
Ai ka ardhur nga Italia ku jetonte, ndërsa për dy vitet e ardhshme do të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Procedura në Këshillë është rutinore, për shkak se verifikimi kryhet më parë nga KQZ-ja që i jep mandatin. Tashmë Ndocaj pritet të bëjë betimin në Kuvend për të nisur punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
