Këshilli për Rregulloren në Kuvend mblidhet nesër në orën 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Emri i tij është mes 8 të akuzuarve të tjerë si pjesë e aferës së inceneratorëve.
Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncensionet për inceneratorët.
Më herët, SPAK kërkoi arrestimin e Bllakos, ish-ministrin e Mjedisit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.
Sipas SPAK. nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana Alqi Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.
o.j/dita

Jejani SPAK-ut mandaten e Bllakos, por kujdes mos i jepni mandaten e Sali Berishes se na late pa korrupsion, krim te organizuar dhe kurvellek; E duam Saliun edhe ne varr me te do flene prokuroret e SPAK dhe gjyqtar e aspak. Dhe themi kemi ber reforme?! Po, eshte bere répordhe. Faktet u pellcasin syte, prandaj duhen perveluar vilat e prokuroreve dhe gjyqtareve; te pakten te humbasin nje pjese te vjedhjeve dhe ata, mire Saliut se i duhen parate qe te vazhdoje skllaverimin.