Ditën e sotme mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.
Për shkak të kufizimeve nga pandemia, kjo seancë do të mbahet online. Sipas mediave vendase, raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.
Këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
o.j/dita

Plasini XËRRXALLAT ju rilindjote koktule, plasi xërrxallat Talalan Bego, e Ado entidhqipetari!