Këshilli i Sigurimit, takim urgjent për Rusinë dhe Ukrainën

Ornela

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent sot në mbrëmje, pas raportimeve për hyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Diplomatët thonë se mbledhja u kërkua nga Shtetet e Bashkuara, pasi NATO-ja tha se kolona të tankeve ruse, artileri, sistem për mbrojtje ajrore dhe trupa luftarake hynë në lindje të Ukrainës gjatë dy ditëve të fundit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha se “nuk ka evidencë” prapa deklaratave të NATO-s.

Ndërkohë, raportet thonë se disa granata shpërthyn në Donjeck, në një nga dy provincat e mbajtura nga rebelët pro-rusë.

Lëvizjet ushtarake dhe granatimet e shpeshta kanë ngjallur frikën që situata mund të eskalojë, pa marrë parasysh armëpushimin që u bë më 5 shtator, duke e ditur se konflikti ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz që nga muaji prill. / REL

Share This Article
2 Comments
  • Keshilli i Sigurimit te nderhyje shpejte per te parandaluar nje lufte te re shkaterrimtare .Deri me sot Profetet kane percaktuar vendin se ku ka per te ndodhur kjo lufte shkaterrimtare .Flitet per rajonin qe perfshine Ukrainen ,Gjeorgjine ,Rusine juglindore si dhe Turqine .Koha .Brenda 2020.Shkaku .Nacjonalizmat .

    • SHKAKU ESHTE NDRYSHIMI I EKUJLIBRAVE EKONOMIKE NE BOTE, QE NUK ESHTE MISHERUAR AKOMA NE EKJLIBRAT POLITIKE.

      JO KSHILLI I SIGURIMIT POR ASNJERI NUK MUND TE NDALOJE KETE PROCES OR BYRAZER.

      KESHTU KA QENE PER NJA 5000 VITE SA NJE HISTORI NJEREZIMI DHE KESHTU DO TE VAZHDOJE TE JETE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *