Anëtarët e mbetur të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së sotme.
Ata kanë kërkuar nga Kuvendi që të zgjedhë sa më parë guvernatorin dhe inspektorin e ri të BSH-së, pas arrestimit të Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit.
Këshilli në një deklaratë të lëshuar thotë se situata në sistemin bankar është e qendrueshme.
Në deklaratë Këshilli vlerëson edhe veten për masat e marra pas situatës së krijuar.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh sot, në datën 10.09.2014 për të ndjekur nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.
Mbështetur në informacionin e analizuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar.
Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij.
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji”, thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikqyrës.

Meqe tregu i financave nuk eshte i ndikuar nga tallljet dhe lojrat qe ju beni atehere c’fare dobie kemi nga ju???!!!
A e shikni sa te panevojshem dhe te pabesueshem jeni.
Presim doreheqejen tuaj.
Ky nuk eshte Keshill mbikqyres , por keshilli I ndrikullave . Si kane paturpesine dhe dalin me komunikata shtypi ? Po qe se nuk jane perlyer drejt perdrejt ne vjedhje , jane porta e lene hapur per hajdutet , qe ende nuk dihet sa jane . Hajduti u dorezua vete , qe dhe mund te mos ishte dorezuar . Keta desh te mbronin Fullanin , por e demtuan me shume . Keta dhe Fullani , jane mirepaguar te ruanin parate , te tjerat e gjejne rrugen vete . Paskan dhe nje fudullek salist te konsoliduar nga idhulli I tyre , Saliu . Nga sa shof , nga larg , K. Mbikqyres eshte me fajtor se Fullani .Si kujtojne keta , se nuk ka asnje fajtor , per parate e shqiptarve ?Te isha ne vend te Prokurorit hero , me perpara arestoja keta pseudoprofesore me injorance fondamentale , perfshire dhe Z. Meksi . I. Foto
E çfare keni mbikqyrur deri tani e dashkeni te “mbikqyrni “akoma?
Duket se jeni verbuar fare o te “zez”.