Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, donacion spitalit të Tepelenës

Amelda Amelda

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dhuruar spitalit të Tepelenës, shtretër spitalore, karrige me rrota për urgjencën si dhe pajisje të tjera.

Për kreun e këtij Këshilli, njëherazi dhe kryegjyshi botëror i bektashinjve Edmond Brahimaj,  tha për abcnews se kjo është një dhuratë modeste por e cilësoi si një model frymëzues.

Përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve fetare, vlerësuan këtë donacion, që ndonëse modest, u shërben pacienteve të zonës.

“Kjo është një vepër e këshillit ndërfetar dhe ky donacion modest t’i vijë në ndihmë këtij spitali.”

Donacioni i Këshillit ndërfetar, për spitalin “Përparim Tepelena”, vjen në një kohë sfidash për shëndetin e qytetarëve që prej gati dy vitesh po përballet me pandeminë Covid-19-të.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *