Këshilli Politik, reagon Yuri Kim: E ardhmja e Shqipërisë është vënë në plan të parë

J L

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur rezultatet e mbledhjes së fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Diplomatja amerikane falënderoi anëtarët e këtij Këshilli që tashmë kanë vënë interesin e Shqipërisë në plan të parë.

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Eshte me se e vertete e nderuar z amb KIM .Pa ndihmen dhe kemenguljen tuaj ,pra Amerikes ,ne skllvereit te poshteruar popull shqiptar ,do rinim per jete te jeteve nen diktaturen vetem e kater vetave ,qe kane uzurpuar me dhune cdo gje me keqeardhje ne shqiperi .

    Per jete te jeteve faleminderit z e nderuar amb KIM.
    Zoti e bekofte Ameriken dhe popullin e saj Amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *