Këshillit Bashkiak Selenicë-Vlorë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Veledin Abazi

 

Të nderuar këshilltarë! Tek Ura e Gjormit ka qenë një lapidar në kujtim të aksionit të 31 dhjetorit 1942-1 janar 1943. Pas viteve ‘90 barbarë, vandalë, zagarë, histori mohues apo njerëz pa tru e kanë dhunuar dhe shkatërruar. Si qen të tërbuar, me thonj e më dhëmbë i kanë zhdukur gjithë simbolikën e atij memoriali. Më në fund… obeliskun e lapidarit e kanë shndërruar në shtyllë telefoni. Ju lutemi, vini dorë!

Ata që dhunojnë simbolet historike e kulturore të vendit nuk kanë as turp, as nder, as gjak në faqe. Nderi dhe turpi mbetet juve që jini përfaqësues të popullit.

Me mirënjohje! Veledin Abazi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *