Këshilltarët bashkiakë të PD-së depozitojnë kërkesa për uljen e taksës së pronës

Saimir Lleshi

Kryebashkiaket dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën.

Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Taksat mbi pronën u rrit deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. Ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre”, thekson Partia Demokratike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qenë para vitit 2007.

“Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e të drejtës së pronësisë.  Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga: Taksa mbi ndërtesën; Taksa mbi tokën bujqësore”, thuhet në kërkesën e demokratëve.

Deri më tani, në këtë listë janë përfshirë Bashkia e Gjirokastrës, ajo e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *