Këshilltarët e PD: E vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e ri është reduktimi i gjelbërimit

Saimir Lleshi

Për opozitën, Erion Veliaj kryebashkiak i Tiranës, po mburret me punët e të tjerëve kur flet për Bulevardin e ri të Tiranës, zgjatimi i të cilit do të sjellë edhe ndërtimin e një sërë ndërtesave për administratën dhe disa ambasada.

Grupi i këshilltarëve demokratë thotë se Veliaj braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve për të bërë një udhëtim turistik drejt Srilankës.

“Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha. Veliaj dhe shefi i tij të nxirë nga smira e bllokuan për dy vjet në mënyrë antiligjore dhe kriminale këtë projekt dhe mijëra vende të reja pune që hapeshin përmes tij”, theksojnë ata.

“E vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit. Nga një sipërfaqe sa 7 herë Parku Rinia, Veliaj siç e ka deklaruar vetë e ka reduktuar në një sipërfaqe sa 5 herë Parku Rinia. Pra një sipërfaqe sa 2 herë Parku Rinia do të betonizohet përkundrejt  ryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij”, shtojnë ata më tej. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *