Këshilltarët e PD-së padisin Veliajn

Elton Tafaruci

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës dorëzuan të mërkurën në Gjykatën Administrative një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për mosrespektimin e vazhdueshëm të ligjit në lidhje me informimin.

“Veliaj dhe bashkia e tij nuk i janë përgjigjur asnjërës prej dhjetra kërkesave për informacion e transparencë që kanë bërë këshilltarët e PD-së, lidhur me paligjshmërinë e ndërhyrjeve tek Parku i Liqenit, tek prokurimet e bëra apo shkarkimet nga puna”, tha kreu i këshilltarëve demokratë, Leonard Olli.

Kjo mungesë transparencë, sipas tij, ka vijuar në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

“Bunkerizimi total i Bashkisë, terri informativ dhe për më tepër në mungesë të respektimit të ligjit, nuk janë në varësinë apo dëshirën e Veliajt”, tha Olli.

Share This Article
3 Comments
  • Leonard Olli eshte nje TIRANAS i vjeter dhe i njeh shume “mire” halle e Kryeqytetit. Ky bashke me te vellane nje kokerr hajduti jane bajgat prurje te SHQUP-it qe eshte mbushur edhe me fshatare brekgrisur.
    Komentuesi “Peoples” ka te drejte, Leonardi eshte anetar i shoqates bamirese LGBT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *