Këshilltari i CDU mbështet protestën e opozitës

Leda Hysa

Një ditë para protesëtës së pestë që do të zhvillojë opozita për rrëzimin e qeverisë, ish këshilltari ekonomik i grupit parlamentar të CDU në Gjermani, Martin Hejnze ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PD-së.

Hejnze ka ndihmuar opozitën shqiptare në hartimin e programit ekonomik.

Pas takimeve në selinë blu në një prononcim për mediat, politikani gjerman u pozicionua në krah të aksionit opozitar duke theksuar se opozitës i janë mohuar të drejtat.

“Në Shqipëri faktikisht opozita nuk ka të drejta, nuk mund të ankohet në gjykatën kushtetuese,  ka një drejtësi jofunksionale. Ata duhet te vendosin vet se si do të protestojnë dhe cilat mjete do të përdorin në bazë të konventës ndërkombëtare së të drejtave te njeriut, neni 11 i secilës parashikon të drejtat e protestës dhe shqiptarët duhet të dinë se si do të demonstrojnë.

Është e rëndësishme që të zbatohen rregullat demokratike”,  deklaroi ai për vizion plus.

Ndërkohë që dje, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth e cilësoi si veprim të papërgjegjshëm veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Gjermanet dijne hesapet per veten ,por per njohjen e botes jane nul.Deshtak qe me Hitlerin.E mendune pune shume por perfundune ne sketerre.U detyrune te damshperblejne te gjithe shtetet qe i shkatrroi ekonomine.

  • Keshtu,tek ishet,PD dhe Luli ” gjithmone” do gjejne mbeshtetjen…I kane miq per koke.Ky me qene se eshte ish per ekonomine,do kete ndihmuar ne ” programin fitues” ekonomik,te cilin e shpallte nga cadra Luli.
    Ish eshte ky,ish eshte dhe Luli ne parlament dhe ish kryetar i PD- do jete pak me vone….

  • Edhe keta jan si PD-ja Doris Pcka eshte njelloi si Berisha.
    Keta jan per destabilizim dhe jo per rregullim.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *