“Kështu do e hanë të gjithë”, Çfarë donte të thoshte Tahiri para dhënies së vendimit

Ornela

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Në momentin kur po afrohej pranës derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve rrëzohet.

Ky moment është përdorur nga ish-ministri për të dhënë një mesazh në drejtim të kamerave.

“Kështu do e hanë të gjithë”, thotë Tahiri.

Në seancën e 11 qershorit, Tahiri paraqiti një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkuan shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

o.j/dita

Share This Article
18 Comments
  • Tahiri eshte i pafajshem punoi me profesonializem ne misionet perendimore bashkepunetoret e Kremlinit i stisen kurth a la KGB do dal i pafajshem dhe do te jet serisht ne politik eshte pro perendimor

    • Ky rrugac, kastravec, i marre nga gomari i qeverise dhe vendosur ne pozicionin me te rendesishem, pa punuar me pare asnje dite, duhet te shkoje ne burg, per te gjitha cfare beri sa ishte Minister i Brendshem.
      Mos u kthefshin kurre ministra si Igli Malavita Toska, Flamur Idiot Noka, dhe Saimir Rrugac Tahiri. Turpi i nderteses ku hyne qe te tre keta.

  • E kush e ka ngrene ketu,qe do e hane te gjithe.
    Ketu vidh vidh se do besh kariere.

  • DITA:Tahiri nuk vaditi,korri,shiti drogen ne Lazarat siç bente Lul Basha.Ai denohet se shembi Lazaratin,ndersa akuzat duhet te ishin Per shefat e policise ne rrethe,kryepleqte,Bashkit,etj.
    -Por sa te jete mbi toke SaliKrimineli drejtesia nuk vepron ne menyre te pavarur,pasi kan frike nga Sb,pasi ky te vret naten e te qan diten.Siç veproi me A.Hajdarin,S.Olldashin,Remzi Hoxhen,B.Gazideden duke nderuare kete te findit pas vdekjes,P.Arbnorin,S Zhulalin,A.Spahine,etj,se kishin dieni per
    2 prillin e 1991 se si u vrane 4 deshoret e Shkodres nga Sb ne b/punim me UDB si spiun i tyre qe ne 1974 me pseudonimin “Bisturia”.
    -Ne keto kushte S.Tahiri mund te denohet dhe organizatoret e dosjes BABALE si Saliani,Bardhi,Elibegu,Luli,Saliu..etj,as qe behet fjale.
    -Kjo eshte drejtesia jone e degjeneruare deri ne gen.Dhe nuk ka per tu bere kurre..kurre..!
    -FLM-DITA.

  • 1 qeveri e mire kuptohet nga xhepi i njerezve te zakonshem
    Nqs ne kohen e Tahirit kishin 5 mij lek ne xhep per ti prishur per qejf dhe sot kane 2 mij lek atehere Tahiri del burre i mire nqs jo vari leshte

  • PS ne opozite ,fliste dhe kritikonte PD per Lazaratin . Kurse kur hipen ne pushtet keta agallare ,mbollen gjithe teritorin ,si me qene patate dhe miser .Nuk jam me PD ,mos e dhente zoti ,as edhe me PS se eshte e njeta bajge ,por doja ti thoja Tahirit ,hajde me ver mua min te brendeshem ,dhe ska bire kur.e e bire nene te mbjelli edhe sikur nje renje hashash ,apo jo o Tahir???

  • S.Tahiri prishi çerdhen e grenzave të PD-së me Lazaratin ,goditi rëndë xhepat e tyre dhe hakmarrja ishte e rëndë kundër tij dhe Rama e dorzoi ,për ta masakruar e çnjerzuar nëpër gjyqe.Kur Sali Berisha ka mbrojtur e shpërblyer vrasës të gardës republikës me 21 janar 2011 ,ka krye mbrojtje e vjedhje piramidave 2 ,milard dollar ,ka hap depot e ushtrisë ,ku u grabitën mbi një milard armë të lehta,dhe vjedh e shkatrruar arsenali më i madhë i municioneve ,armëve të rënda ,u goditë me artileri e aviacion jugu i shqiprisë ,gjithë shqipria u shkatrrua ,u vranë mbi 10 mijë shqiptar ,nga mercenarët e veriut kundër jugut ,Me 14 shtator 1998 protestuesit Të Drejtuar nga kreu i PD-së ,Sali Berisha ,Sulmoi Godinën e kryeministrisë ,Parlamentit dhe me forcë hyri në godinin e RTVSH-kreu grusht shteti duke pushtuar kryeministrinë dhe RTVSH Dhe nuk i hyri ferrë më këmbë .
    3 dit pas vdekjes B.Gazidede e shpalli qytetar nderi duke i vu emrin një rruge të kamëzës.B.Gazidede !!

    Struktura Më kriminale që që ka krijuar S.Berisha ka qenë SHIKU i Gazidedes ,ky institucion ka vepruar si Gestapo qelitë e sajë të përgjakura ,kan torturuar e vrarë qindra kundërshtarë deri te zhdukje kufomash e njerzish si R.Hoxha .

    Sali Berisha ka drejtuar JO me institucione demokratike (këto shërbenin vetëm si fasadë) ,por me të BESUARIT e tij, krimnelët mercenarë benik të Tij nëpër gjykata e prokurori ,dhe asnjëherë nuk ka dalë para gjyqit.Krahaso vuajtjet e S.Tahirit nëpër gjyqe ,dhe Krimet makabre të Berishës ,Metës ,L.Bashës në vrasje ,vjedhje dhe mos ndëshkim.

    Inati dhe hakmarrja e Berishës ja hëngri kokën S.Tahirit,se ky i rrezikoi pushtetin dhe boshatisi xhepin.
    Pa i dhanë plumbin ligjor kokës Sali Berishës dhe Ilir Metës .dhe një rikoshetë Edi Ramës nuk shehë hajre ky vend.

  • Saimir Tahirin e “denoi” Lazarati dhe sistemi i instaluar mbas “92 ne Shqiperi!Saimiri ,sic ka edhe emrin, eshte shembulli me i paster i shndrimit te”engjellit”ne ”djall”per te bere kariere e per ti sherbyer sistemit!

  • fteri @……………..

    Ketu behet fjale per Saimir Tahirin ,e jo per larqoftin Berishe .Mere lexoje edhe nje here titullin .Pyetja eshte a ka gisht Tahiri apo jo ??.Une llogjikisht them se ka gisht ,bile shume .Rama e shfrytezoi e pastaj e hodhi Saimirin si top lecke ne rruge te hapur ..Dihet si drita e diellit ,ne kohen e Tahirit si min i brendeshem ,u mboll gjithe teritori me droge .

  • Per 3 mije leke energji te “vjedhur” POPULLI ka ngrene muaj te tere burg , apo edhe eshte veteflijuar ne birucat e ketij palo shteti ndersa i “shumendershmi” minister kanabis i ben karshillek “drejtesise” se leshit , kush ja jep kete arogance ketij kopuku , vetem nje shpjegim ka informacioni qe fundos LIDERIN GLOBAL
    TA GEZOJME KETE PALO DREJTESI

  • Mallkuar qofshin ata që lejuan kultivimin e drogës që po mer jetë djemësh nënash pothiuaj çdo javë për larje hesapesh për drogën kryesisht. Vrasjet janë makabre , që ja tejkalojnë edhe filmave të zhanrit të kriminalistikës dhe mafies siciljane në vitet 60. Dhe si ndihet i qetë ky maskara ish ministër që me drejtorët e instaluar në polici organizoj kanabizimin total të vëndit duke bër të rinjtë banditë të trafikimit të qindra tonelatave drogë që korreshin nga policët e tij.Si ndihet i qetë bosi i Ripjelljes socialiste nën bekimin e të cilit u lazaratizua i gjithë vëndi, dhe që është shkaku direkt i vrasjeve të përjavshme për pazaret e prishura të drogësë Dhe duhet të jenë me qindra, ndoshta me mijra të rinjë shqipëtarë të aktivizuar gjithëandej në botë në trafikimin e drogës , të organizuar në banda të ndryshme që presin një ditë të vrasin njëri tjetrin duke përgjakur rrugët e Shqipërisë dhe të botës e duke lënë në zi familjet e tyre, të afërmit. Dhe,njerëz, fajtorët kryesorë janë me radhë, Sali Berisha, Edi Rama me horrat e tyre ministra të brëndshëm që nxitën dhe lejuan kultivimin kriminal të drogës. Janë këta vrasësit e vërtetë të qindra të rinjëve që, duke u kthyer në kriminelë të drogës me bekimin e horrave të politikës, vrasin njeri tjetrin. Mallkuar qofshin për jetë të jetëve baballarët e drogëzimit të Shqipërisë, Berisha dhe Rama. I zëntë gjaku i të rinjëve që vrasin njeri tjetrin për drogën e lejuar nga këta përbindësha.

  • E verteta eshte qe te gjithe jane perlyer ne llumin e korrupsionit.
    Poooooor,e vertete eshte gjithashtu qe Doktor Mortja ne nje fshat te Fierit,Ndermenas, ne fillim te viteve 90,tha:
    Edhe mos harroni, mbillni nga ajo bima qe fiton shume.
    Shef policie ne Fier ne ate kohe nje kriminel ordiner nga Marinza ,Agron Brace.
    Personi ne fjale i denuar per krime te shumta ordinere para 90-tes.
    PS kjo sa per ilustrim,per te treguar shkaaaakun.
    Pse u katandisem deri ketu.
    Po te me duhej te pikturoja shejtanin do merja Fotografine e Sales si model

  • Mos u ngref si gjel deti ,tamam si ne kete foto o Tahir..Rama mund te ndihmoje me drejtesine e plepave ,por po fitove gjygjin ,do jete tamam si fitorja 5 me 0 e hajdutit Ilir Meta me vidion me ze e me figure . Nuk e di se cafre do besh ne te ardhmen ,po more pafajtesine ,por po me degjove mua ,mos u mer me, me politike ,pervec qe je nuk je i zgjuar ,por gjithe jeten mbarapanicen tende ,do ta kesh pis me m…t , tamam si e ILir Metes.??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *