Vetë Berisha i ka mësuar shqiptarët të mos besojnë akuzat që, kohë pas kohe ai nxjerr nga kazani i shpifjeve. Sepse ai vetë ka hedhur poshtë akuzat e bëra dikur kundër Fatos Nanos për korrupsion, për lidhje me krimin e deri pastrim parash, si “fjalë kazani”. Berisha ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj Ilir Metës, të cilin, sa qe në opozitë, e denonconte publikisht “si përfaqësuesin e klanit më të rrezikshëm të trafiqeve”. Por kjo nuk e pengoi fare ta merrte në qeveri si zëvendësin e tij për të “shpëtuar Atdheun”! E si mund të besohen akuzat e këtij njeriu që ka përgënjeshtruar vetveten kushedi sa herë, dhe që është i gatshëm të bashkohet edhe me djallin për të qëndruar në pushtet?
SMS në DITA në 0689073730