Parlamenti i shtetit shqiptar në periudha të ndryshme ka qenë i përbërë nga një ose dy dhoma: dhoma e ulët dhe dhoma e lartë (senati).
Krijimi i këtij organi në Shqipëri u parashikua për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara.
Por Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Ndaj organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920.
Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.
Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.
Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.
Ideja e rikthimit të një Parlamenti me dy dhoma dhe ideja alternative e një Parlamenti me më pak deputetë është hedhur disa herë në diskutim pas 1990-s, por nuk është konketizuar.
b.m./dita
Kjo pikture eshte Parlamenti i pare “grek” me 1849 dhe ku nga dy gjuhet, shqipja dhe ajo e kishes greke, u zgjodh gjuha e kishes bizantine lindore ortodokse “greke” si gjuha e shtetit qe mori emrin jo-“grek” “Greqi” nga Anglia, Framca dhe Rusia me 1830.
Nuk i shoh dot keta Arbereshe(arvanitas)te shfrytezuar si mish per top nga kisha greke per te ngritur nje shtet grek,pa greke.Helenet e famshem te Themistokliut emigruan ne shek. e VI ne Persi,nga trusnia e kishes Bizantine,pasi nuk e pranonin krishterimin.Sot elementi grek ne Greqi eshte 30% dhe keta jane greket qe solli Turqia nga Pondi,Izmiri,Fanari etj.,ne 1923,me marreveshjen per shkembimin e popullsive.E kuptoni cfare ARTIFICI ESHTE GREQIA?