Kësti i pestë i shpronësimeve, 1 miliard lekë

Elton Tafaruci

Agjencia e Trajtimit të Pronave shpalli listën e personave, të cilët kanë përfituar deri më tani këstin e parë, këstin e dytë, këstin e tretë dhe të katërt, në total në masën 57% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Këta persona në vijim përfitojnë edhe këstin e pestë, në masën 13% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Në këtë mënyrë, ata deri tani marrin 70% të shumës së parashikuar me ligj.

Në përfundim të këtij procesi, për 1 487 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i pestë në masën 13% të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, në shumën e përgjithshme prej 1 052 053 131,65 leke.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *