SMS në DITA
Në 0689073730
Miq të “Ditës”! Një gazetë e përditshme, një paçavure dje, pardje e shumë ditë të tjera, zbulon në faqe të parë, me gërma të mëdha, se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rendit janë në krye të krimit të organizuar, të drogës, prostitucionit në Shqipëri (?!). Pra botuesi i kësaj gazete Fahriu, paska zbuluar burimin e të keqes, të gjendjes së rëndë të rendit, drejtësisë, ligjit, demokracisë në vend. Pas kësaj, Prokurorisë e Hetuesisë shqiptare s’i mbetet veç të thërrasë këtë botues, të regjistrojë faktet e krimit për Ramën e Tahirin, që ky i ditka mirë. Ah sikur… Por e gjitha kjo është një ëndërr haluçinante e ogurzezë në trurin e sëmurë të njeriut të zi Sali, që i gjori Fahri e hedh në letër të bardhë. Këta personazhe të ulët, janë me demek të djathtë, demokratë e antikomunistë ?! Me respekt, Th.N.
