Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Zagreb e ka paralizuar kryeqytetin kroat.
Qarkullimi është bllokuar, 5 mijë policë janë në terren, kurse sigurimi në Aeroportin Pleso është në nivelin më të lartë, transmeton Klan Kosova.
Snajperistët e shërbimit sekret amerikan e kanë rrethuar aeroplanin, kurse kanë qenë të pozicionuar edhe në kullën e aeroportit.



