Këta misionarë pa mision në ekrane

redaktor

Letër e nënshkruar

Namik Gjoni

 

Ekranet televizive janë kthyer në arenë partiakësh absurdë që thonë idiotësi politike. Deputetët në grup bashkëshoqërojnë organet e medias e përpiqen t’u japin ngjyra e tone të forta ca fjalëve boshe, a thua se kanë zbuluar një diell të ri. Nga mënyra e të shprehurit, fjalori i përdorur, tejet banal, të krijojnë përshtypjen sikur i kanë vënë në rresht me porosi që të thonë të njëjtat fjalë.

Teksa i sheh përnatë, sa në një ekran në tjetrin, të krijohet përshtypja e të kthehet në bindje se këta janë ca misionarë pa mision që nuk kanë asnjë lidhje me përfaqësimin e interesit publik.

Thirrjet histerike të kësaj mender opozite për të dalë në rrugë ta përforcojnë këtë bindje. Me sa duket kush e ka provuar pushtetin, nuk është më në gjendje të dorëhiqet prej tij. Zotërinj të “shkollës së Saliut”: Rikthim mbrapa më nuk ka. Këtë nguliteni fort në mendje. Shoqëria ecën dhe do të ecë vetëm përpara. Merrni përgjegjësitë që ju takojnë e kërkojeni drejtësinë e zbatimin e ligjshmërisë tek vetja para se ta kërkoni tek të tjerët.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *