Një pjesë e shoqërisë shqiptare ka dhënë shenja të një regresi të padurueshëm për kohën e sfidat që kalojmë. Pas disfatës të partisë të “vet”, kryetarja e Parlamentit, kjo “zog thiu” nga shpirti, e budallaçkë me nam nga mëndja, në vend ta mbyllte gojën e vet të tepërt, pati kurajon prej një sharlataneje të rëndomtë e të një hipokriteje guvash, të fshihtë zullumet e veta me shprehjen idiote “me ty përjetë Sali Berisha” a thua i dashtuni i vet po shkonte “për lesh”. Dhe vetë Saliu, ky Romeo qurranjos, në vend të refuzojë këto “lodra” të shëmtuara të tranzicionit tonë “tërhiq e mos këput”, jargavitet e mallëngjehet si lopa në grazhd.
Tjetra.. Pasi tallet me vendin e vet me shprehjen “Berisha na mësoi të gjithëve se çdo të thotë ta duash Shqipërinë pa kushte” misis Palma, duke bërë vërejtje për zgjedhjet në parti, vazhdon e tallë prapanicën me zgjedhësit e sajë duke e quajtur atë një “at shpirtëror të kombit dhe një nga mëndjet e ndritura”.
Mendojnë se e kanë hedhur lumin e degjenerimit politik me këtë monstër e mund të vazhdojë të penetrojë për qef të vet në ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare. Ne, ose do vazhdojmë të jetojmë nën këtë klimë mbytëse e këllirë, ose do të mbledhim mendjen një herë e mirë që këta monstra të mos ndikojnë më në jetën tonë.
Email nga adresa: [email protected]

bravo
Kjo parti ,me emrin PD ,eshte nji organizate terroriste islamike qe do te shuhet me shpejt se partia e sorres ! qe e besuam ne fillim !!!!!!!!!!!
Bermin 47-ta ka kapur vertet dy momente kyce te arsyes njerezore se si,nje sharlatane e pafytyre,tallet me zgjedhesit dhe popullin e qytetit te saj.Dhe me nje popull qe njihet per inteligjence e zgjuarsi te holle politike deri sa me 2 prill `92,u ngriten e kerkuan “Shkodra republike”.E gjeten republiken por,a do i kene ne te ardhmen objekte e subjekte satire e humori ne estraden e tyre profesioniste,keto monstra qe ju drejtuan republiken e tyre? Le te shpresojme.