Këta nuk duan

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Politika shqiptare ishte ajo që për interesat e veta personale, të një ose dy individëve të çmendur dhe që kanë infektuar turmat që i ndjekin, ka bërë çfarë ka mundur dhe çfarë ka dashur, ka vepruar kundër shoqërisë dhe interesave të saj. Mediokriteti, egoizmi i tmerrshëm i këtyre politikanëve ka bërë që ne të prodhojmë një periudhë të pafundme historike të quajtur “tranzicion”, d.m.th një periudhë të pafundme që nuk kalon përmes interesave të shoqërisë të shtetit, por tranzit.

Nuk mund të reformohet gjyqësori nëse njerëzit që punojnë në të janë të kriminalizuar deri në palcë. Njerëz që kanë shkelur ligjet në mënyrën më të ndyrë dhe më të hapur që mund të përfytyrojë dhe mendja më e deformuar. Çfarë prisni nga gjykatës që japin një vendim pothuajse pafajësie për vrasjen e katër personave në fund të një demonstrate? Çfarë mund të presësh nga persona që thonë se “ishin të pafajshëm sepse vranë persona që nuk i njihnin”? Nuk pati pothuajse asnjë reagim as nga intelektualët (nuk e di a kemi të tillë), as nga shoqëria, as nga vetë gjykatësit që njohin ligjin dhe e kuptojnë këtë absurditet më mirë se të gjithë, as nga politika që çoi ata njerëz në kasaphanë. Kërkohet kapje e gjyqësorit. Për këtë jam më se i bindur. Drejtësi është një fjalë me kuptim tjetër. Këta nuk e duan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *