Këta të gjithë janë të pafytyrë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje stafit drejtues të gazetës Dita. Berisha vetëm njeri nuk është. E dëgjoj me vëmendje çdo gjë që zhvillohet kohët e fundit në vendin tonë. Vlen për të përshëndetur policia shqiptare për performancën e saj në zhvillimet e këtyre ditëve për të hequr nga harta këtë vend të njehsuar si Kolumbia e Ballkanit, që këtë Kolumbi ish-kryeministri Berisha e krijoi për tetë vjet në drejtimin e vendit. Ky person pa dinjitet, pa fytyrë e pa respekt, i pacipë, ka kurajon dhe fajëson qeverinë Rama. Unë si qytetar i këtij vendi, taksapagues që nga ‘93-shi e në vazhdim, paguaj për të bërë shtet.

Ky njeri që njeri nuk është, se po të ishte e kundërta, ky dhe kupola e SHQUP-it do të kishin kurajon të lëvdonin drejtuesit e policisë së shtetit që po arrijnë të heqin Lazaratin nga harta e narkotrafikut. Në Shqipëri, krimi mbështetet nga politika me plot gojën dhe kjo politikë në rastin Lazarat quhet Berisha-Basha-Nishani dhe Noka i fundit. Nën qeverisjen e tyre droga ka lulëzuar më shumë se gruri. Këta të gjithë janë të pafytyrë.

Na del Breçani dhe thotë se ka shkuar në Lazarat 15 herë. Nuk ka shkuar për të zhdukur hashashin, por për të dhënë porosi ta shtonin atë. Në të kundërt nuk do të kishte mbjellje. Këta duan të japin dhe mend. Këta mend nuk kanë, prandaj i hoqi sovrani. Mbarësi qeverisë! P.Meçaj

Share This Article
2 Comments
  • Kam patur nje perceptim ndryshe per malesoret, e thua te jem gabuar dhe te marrim si etalon Salen? Mos e dhente zoti qe te jete keshtu, me mire te na marre lumi.

  • Bukur.Keta duan te japin mend,kur mend nuk kane.Kjo eshte tragjikisht e vertete.jemi drejtuar nga njerez pa tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *